“Jo. Unë mendoj një monedhë duhet të qëndrojë në duart e shteteve. Nuk ndihem rehat me idenë e një grupi privat që ndërton një monedhë konkurruese,” tha Ai.

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook hodhi poshtë mundësinë që Apple të lançojë një kriptomonedhë duke thënë se kompanitë nuk duhet të tentojnë të fitojnë më tepër pushtet duke themeluar monedha konkurruese.

Tre muaj më parë Facebook lajmëroi planet për të lançuar një kriptomonedhë në Qershor të 2020 në bashkëpunim me anëtarë të tjetër të Libra Association krijuar nga gjigandi Amerikan i teknologjisë për të menaxhuar projektin.

Kur u pyet nga gazeta Les Echos nëse Apple do të ndiqte hapat e Facebook, Cook tha se nuk ishte në axhendën e tij.

“Jo. Unë mendoj një monedhë duhet të qëndrojë në duart e shteteve. Nuk ndihem rehat me idenë e një grupi privat që ndërton një monedhë konkurruese,” tha Ai.

“Një kompani private nuk duhet të kërkojë pushtet në këtë mënyrë.”

Përpjekja e Facebook për të sjellë kriptomonedhat drejt adoptimit masiv janë ballafaquar me kundërshtimin e ashpër të autoriteteve rregullatorë dhe spektrit politik botëror ku Franca dhe Gjermania kanë premtuar ta bllokojnë Libra nga operimi në Evropë.

Lexo po ashtu:  - Mos do të thotë kjo se Naim Frashëri, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Ismail Qemali, Andon Zako Çajupi, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, meqë ishin nacionalistë tradicionalë, janë nacionalistë të sëmurë?, - Pjesa e gjashtë e librit “Të vërtetat e vonuara”, nga akademik Rexhep Qosja

Lëvizja e Facebook ka bërë që shumë analistë të mendojnë se kompani të tjera si Apple do ti bashkohen shpejtë me një kriptomonedhë alternative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *