Mos i jepni asnjë sekondë nga koha juaj e çmuar, atyre që vijnë tek ju për të folur keq për dikë tjetër. Sepse dijeni që, kur të mos jenë me ju dhe të jenë me dikë tjetër, do të flasin keq për ju.

Në këtë jetë takojmë nga të gjithë llojet e njerëzve. Disa të mirë e të sinqertë, të tjerë të ligj. Por takojmë dhe nga ata që, kur janë me ne bëhen më të mirët e botës, dhe në të vërtetë mezi presin rastin që të na japin një të shtyrë.

Ka shumë mënyra se si t’i dalloni. Njëra prej tyre? Vini re se kush vjen shpesh tek ju, për t’ju folur keq për dikë tjetër. Pa asnjë arsye.

Nëse dilnë me dikë për një kafe a për një drekë, dhe keni një mijë tema interesante për të folur, por ata bëjnë-ç’bëjnë dhe e çojnë bisedën tek një person i caktuar, dijeni se keni zgjedhur shoqërinë e gabuar.

Lexo po ashtu:  “Nëna ime e dashur, dua të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t’ënde,” – Letra e Lasgushit për nënën e tij në 1939

Këta janë njerëzit nga të cilët duhet të keni kujdes. Dhe këshilla më e mirë është që të mos u jepni kohë nga koha juaj. Sepse në rastin më të parë, kur të jenë me dikë tjetër, nuk do të hezitojnë të flasin keq për ju.

Mund t’i quash sharës profesionistë, njerëz që kanë pasion ndotjen e të tjerëve.

Dhe e bëjnë për një arsye të thjeshtë: sepse duke ulur të tjerët, ndjehen mirë me veten e tyre, sepse mendojnë që janë më lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *