Të mërkurën, në ‘WandaMetropoliano’, Atletico Madrid takohet me kampionët e Italisë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Kjo përballje sigurisht që ka një rëndësi të veçantë për Alvaro Moratan, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Juventusit.
Bonucci, në prag të kësaj ndeshje i ka bërë të ditur spanjollit që do të jetë pikërisht ai që do ta markojë gjatë gjithë ndeshjes.
“Ai është një mik i mirë dhe unë tashmë e kam paralajmëruar se kur të hynë në fushë, do të jem duke marrë frymë në qafën e tij”, ka deklaruar Bonucci