Shqiptareve me u dhane lirine,
zoje m’veti me qite Shqipnine
E prandej n’Shqipni pa da’
rrahin topat nder kala’;


perse’ flamuri kuq e zi,
sot ma’ spari,bukuri,
porsi fleta e Engj’llit t’Zotit,
po valevite mbi toke t’Kastrjotit,
si valeviti dikur motit;

e der’m’qielle ushton broh’ria
kah gerthet fusha e malsia:
perjete t’jetes:rr’nofte Shqipnia!

Edhe keshtu,mbas sa mjerimit
mbas sa gjakut e shembtimit,
e p’r inate t’Shkjeve t’Ballkanit
per gazep t’atij Sulltanit:
si premtue kisht’Perendia:
prap zoje m’veti duel Shqipnia.

– At Gjergj Fishta

Lexo po ashtu:  Gurakuqi në '19: - Anmiku ma i math i fisit shqiptar ka qenë dhe asht Turqia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *