Pirja e duhanit më shumë se një pako cigare çdo ditë rrit shumë rrezikun e humbjes së aftësisë për të dalluar ngjyrat dhe shenjat e ndryshme, ka zbuluar një studim i ri.

Një grup hulumtuesish nga Universiteti Rutgers në Shtetet e Bashkuara shqyrtoi 71 njerëz të shëndetshëm që kishin pirë më pak se 15 cigare gjatë gjithë jetës së tyre dhe 63 njerëz që pinin të paktën 20 cigare në ditë dhe nuk kishin dëshirë ta linin sidoqoftë.

Pjesëmarrësit e studimit ishin të moshës ndërmjet 25 dhe 45 vjeç me shikim normal ose të korrigjuar në normale.

Studiuesit zbuluan se aftësia e duhanpirësve për të dalluar kontrastin dhe ngjyrat ranë dukshëm në krahasim me jo-duhanpirësit, ndërkohë që kishte ndryshime të rëndësishme në aftësinë e tyre për të parë ngjyrat e kuqe-jeshile dhe blu-verdhë.

Studimi zbuloi gjithashtu se nikotina në cigare, e cila është një neurotoksik kimik, ishte fajtori për humbjen e shikimit, duke dëmtuar enët e gjakut dhe neuronet në retinë./MekuliPress/

Lexo po ashtu:  Lëngu i gjelbër ideal për pastrimin e gjakut dhe gjithë organizmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *