Kur femrat janë të dashuruara është shumë e thjeshtë të bëjnë gabime dhe shumë e vështirë për t’i konsideruar ato si të tilla.

Të mbuluara nga ndjenja e pasioni nuk jemi në gjendje të kuptojmë sjelljet tona dhe aq më tepër t’i cilësojmë ato si të dëmshme për marrëdhënien tonë.

Në fillimet e lidhjes nuk tregohemi të kujdesshme ndaj çdo veprimi që ndërmarrim.

1. Humbja e vetvetes

Një nga gabimet femërore është humbja e vetvetes. Humbja e kontaktit me familjarët, miqtë. Femrat ndihen si të përhumbura dhe kanë ndjesinë e një mpirjeje emocionale dhe mendore kundrejt rrethit të tyre të mëparshëm social. Qendra e botës është vetëm ai dhe përkushtimi ndaj marrëdhënies është gjithçka. Krijohet ndjesia se partneri është përmbushësi i çdo dëshire e nevoje që kanë.

2. Monitorimi i tjetrit

Ku ndodhet, çfarë bën, me kë është i shoqëruar, pse nuk iu përgjigj telefonatave etj., etj. Të gjitha këto sjellje të përsëritura kanë tendencën të duken të ekzagjeruara dhe femrat priren të shfaqen paranojake. Sjellje të tilla e bëjnë të mërzitshme marrëdhënien dhe partneri ndihet i penguar dhe jo i lirë.

Lexo po ashtu:  8 cilësi të një gruaje, që janë më të çmuara se sa bukuria estetike

3. Shpërfillja e të metave
Në fillimet e njohjes, një femër e dashuruar është e mrekulluar dhe e lumtur nga personi që ka në krah. Ajo e vlerëson atë pa i venë re të metat. Edhe nëse ato janë lehtësisht të dallueshme ajo i hedh pas krahëve, duke mos i dhënë rëndësinë e duhur. Këto sjellin probleme të mëparshme, kur gratë ose përpiqen padobishmërisht të ndryshojnë partnerin, ose ndihen brenda një rrethi vicioz nga e cila me shumë vështirësi mund të dalin. Dhe disa nuk dalin dot.

4. Libri i hapur

Disa nga femrat mendojnë se duke qenë shumë të hapur me partnerin e tyre në çdo detaj edhe mbi të kaluarën e tyre është më bukur dhe më emocionuese. Duket sikur lidhja forcohet më shumë dhe i bën të ndjehen më mirë. Por nuk duhet harruar që pakëz mister duhet ruajtur në marrëdhëniet tona. Imagjinoni sikur gjithçka mbi ju të zbulohet kaq lehtë që në fillimet e lidhjes suaj. Meshkujve u pëlqejnë sfidat, kështu që dhe marrëdhënia e dashurisë duhet konsideruar si një sfidë emocionuese për ta, për të qenë e thellë dhe e bukur.

Lexo po ashtu:  “Kur Zoti krijoi nënën”. Askush nuk duhet ta lërë pa e lexuar këtë histori

5. Mashtrimi

Një kategori tjetër femrash, përkundrazi, priren të mashtrojnë (edhe meshkujt e bëjnë të njëjtën gjë), duke besuar se “zbukurimi” i gjërave do të jetë si një lak rreth qafës së burrave që do t’i mbërthejë ato krah tyre. Edhe pse pak mister gjithnjë është mirë, mashtrimi është absolutisht një gabim, shkruan revista Psikologji. Zbulimi i të vërtetës mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

6. Me sytë nga e kaluara

Ndodh që e kaluara të ketë lënë shenja të pakëndshme. Por kjo nuk do të thotë se ajo duhet të jetë një element krahasimi me të tashmen. Gratë tremben shpesh nga përsëritja e mundshme e përvojave negative, duke harruar se tashmë përballë kanë një burrë tjetër. Ndaj priren të heqin paralele e të bëjnë krahasime. Është gabim hyrja në një lidhje të re me idenë fikse se: të gjithë burrat janë njësoj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *