S’ka heronj, heronjtë i përzumë,
me lavdi përditë i nanuritëm
dhe me lajka dalëngadalë i vumë
një nga një në prehje dhe në gjumë.
S’ka heronj,heronjtë u mërzitën,
prisnin ëndrrat, ëndrrat u vonuan
duke pritur heshtën e dremitën
dhe në nina-nana u kënduam.
Ç’digjeni nga malli për heronjtë?
Kushedi kur kthehen nga kjo anë.
Ç’i kërkoni? Pritja është e kotë,
S’ka heronj, tani ka pelihvanë.
– Dritëro Agolli/MekuliPress/