Kjo është një pjesë nga dëshmia e z. Denar Biba, zv.kryetar i KQZ-së në prokurori për hetimin e audiopërgjimit me gjyqtarin Ledi Bianku. Fragmenti është theksuar me të zeza në vendimin e Gjykatë çka ndoshta konfiron se pasazhi është më shumë së çështje kurioziteti: 

…Pas kësaj kaluam në tema të tjera, ndër to edhe se përse unë kisha pranuar të merrja detyrën e Kryetarit të KPP, kur në fakt dëshiroja Gjykatën Kushtetuese e në pamundësi Avokaturën e Shtetit. I sqarova se, me prorsi të Kryeministrit Rama, më thirri, z. Agaci dhe më propozoi kreun e KPP. Fillimisht nuk pranova. Pasi dola nga takimi me atë, fola me disa miq të mitë të cilëve ua respektoj dhe kërkoj këshillën. Njëri prej tyre ndër të tjera më tha se: “Me tipa si Edi Rama, ky tren vetëm njëherë të qëndron në stacion” dhe se “Ke bërë sakrifica, do ngelesh pa punë” duke përmendur faktin që isha dorëhequr nga detyra e Zv/Kryetarit të KQZ disa muaj më parë dhe kisha mbi 6 muaj pa punë. Si rrjedhim pranova, ndonëse nuk më pëlqente si punë. Pasi folëm edhe për pak,  u ndamë duke u përqafuar dhe me të fala për familjarët tanë./MekuliPress.com/

Lexo po ashtu:  Kurti takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar/ Konfirmon mbështetjen e Amerikës për Kosovën me sovranitet territorial, për integrime evropiane dhe euroatlantike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *