Një lëvizje e tillë do të dëmtonte Apple më shumë se çdo kompani tjetër sepse iPhone dhe produktet e saj karikohen nga kabllot Lightining ndërsa ato Android nga USB-C.

Apple kundërshton përpjekjet e Bashkimit Evropian për një karikues të përbashkët smartfonësh

Prodhuesi i iPhone ditën e Enjte foli kundër përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të një karikues të përbashkët një lëvizje që sipas Apple cënon inovacionin dhe krijon mbeturina elektrike.

Komentet e Apple erdhën një javë pasi ligjvënësit e Parlamentit Evropian bënë thirrje për një karikues të përbashkët për të gjithë smartfonët, një lëvizje e cila do të jetë obligative ligjërisht.

Një lëvizje e tillë do të dëmtonte Apple më shumë se çdo kompani tjetër sepse iPhone dhe produktet e saj karikohen nga kabllot Lightining ndërsa ato Android nga USB-C.

“Ne besojmë se përdorimi i një karikuesi të vetëm smartfonësh do të dëmtojë dhe jo ta inkurajojë inovacionin si dhe të dëmtonte konsumatorët në Evropë dhe ekonominë në terësi,” tha Apple.

Kompania vijoi duke thënë se rregullimi nuk është i nevojshëm sepse industria ka kalon në USB-C. Një kalim në një karikues të përbashkët do ti kushtonte Apple 1.5 miliardë dollarë. 

Lexo po ashtu:  A ka ndodhur vërtet Lufta e Trojës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *