Tottenham Hotspur po përgatit një ofertë të madhe për sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muriqi dhe tashmë ajo ofertë është zbuluar nga mediat.

Spurs nuk ka më zgjedhje të mira në sulm pasi Harry Kane është jashtë fushave deri të paktën në prill dhe Son Heung-min është improvizuar si qendërsulmues.

Skuadra e Jose Mourinhos kishte një ofertë fillestare për sulmuesin e Kosovës, Muriqi, në fillim të afatit dimëror, por ajo ofertë u refuzua nga klubi turk.

Megjithatë, Spurs nuk janë dorëzuar në garë për shërbimet e shtatlartit prizrenas dhe tani thuhet se po përgatisin një ofertë të dytë.

Sipas gazetës turke Aksam, Fenerbahce po kërkon një tarifë transferimi më të madhe se 20 milionë euro dhe Spurs janë gati ta paguajnë këtë shumë.

Muriqi duke festuar një gol me fanellën e Fenerbahces

Muriqi është i njohur për tifozët e Anglisë pasi është paraqitur dy herë për Kosovën kundër tyre muajt e fundit gjatë kualifikimeve për Euro 2020.

Ai ka shënuar 11 herë në 17 paraqitje në Superligën e Turqisë këtë sezon pasi ishte bashkuar nga Caykur Rizespor vetëm në korrik të vitit të kaluar.

Lexo po ashtu:  Kombëtarja/ Debuton në ndeshjen ndaj Polonisë, trajneri Sylvinho përgatit formacionin e kuqezinjëve

Tottenhami nuk është skuadra e vetme që pëlqen Muriqin, pasi për të ka pasur interes edhe nga Burnley, Crystal Palace dhe Bournemouth. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *