Financieri i njohur George Soros ka deklarur në takimin e Davosit se Facebook do të angazhohet në rizgjedhjen e Donald Trump si president i ShBA. 

Facebook do të punojë për rizgjedhjen e Trump dhe Trump do të mbrojë Facebook. Kjo më shqetëson shumë për rezultatin e zgjedhjeve të 2020-ës.

Sipas Soros, Trump është narcisti më i madh, presidenti kinez Xi Jinping një diktator dhe në dallim me ta ai ka vlerësuar aktivisten e re Greta Thunberg. 

Në këtë kuadër Soros ka njoftuar “projektin më të rëndësishëm të jetës”, që konsiston në investimin e 1 miliardë dollarëve për mendimin kritik përmes një rrjeti të ri kolegjesh. 

Lexo po ashtu:  Karikaura sa 1000 fjalë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *