Histori “gënjeshtare”
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Simbologjia e kryqit të thyer (në sanskrinishte svastika) e ka origjinën që në prehistori. Si simbol i ciklit të jetës dhe stinëve gjendet në objekte të Greqisë së lashtë, të qytetërimit indoiranian ashtu si edhe të atij gjermanik.
Në Kinën e lashtë simbolizonte pikat kardinale. Në budizëm, që nga viti shtatëqind e këtej u shndërrua në një talisman, ndërkohë që në jainizëm (një fe indiane) katër anët e kryqit i korrespondojnë jetës së njeriut, asaj të perëndive, asaj të kafshëve dhe të të vdekurve.

Përpara nazizmit, këtë simbol e përdorën në Gjermani lëvizjet që përqafonin ideologjinë nacionaliste gjermanike. Hitleri e mori në vitin 1920 si simbol tëpartisë nacionalsocialiste dhe më pas, duke i shtuar edhe shqiponjën e perandorisë, e shndërroi në simbolin e Rajhut të Tretë.




