Lionel Messi ka qenë duke i argëtuar tifozët e futbollit për gati dy dekada, por tani kapiteni argjentinas i Barcelonës po afrohet fundit të karrierës së tij si futbollist. Uebsajti Goal i ka publikuar disa nga gjërat që Messi mund t’i bëjë pasi të pensionohet.

Pensionimi ka qenë në mendjen e kapitenit të Barcelonës që një kohë, gjë që ai e bëri publike në fjalimin e tij kur e pranoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, në dhjetor të vitit 2019, transmeton Gazeta Express.

Çfarë do të bëjë Messi kur të pensionohet?

Messi e pranoi se po shkonte drejt pensionimit në fjalimin e tij kur e pranoi çmimin Topi i Artë në fund të vitit të kaluar, megjithatë ai s’ka bërë të ditur se çfarë planifikon të bëjë kur të pensionohet.

Megjithatë, më së shumti gjasa ka që ai të qëndrojë në botën e futbollit në një mënyrë apo tjetër.

“Jam i vetëdijshëm për moshën time. Unë i shijoj këto momente sa më shumë që të mundem sepse e di se pensionimi po afrohet. Koha fluturon”, tha argjentinasi, pasi u shpërblye me Topin e Artë në vitin 2019.

Lexo po ashtu:  Fantastike: Boksieri Florian Marku triumfon në Londër

“Shpresoj, dashtë Zoti, që unë do të vazhdoj të luaj për shumë vite të tjera. Megjithatë tani jam 32-vjeçar dhe do t’i mbushi 33 vjeç në fund të sezonit. Gjithçka varet nga mënyra se si do të ndihem fizikisht”.

“Tani unë ndihem më mirë sesa kurrë më parë, në nivel personal dhe në fizik. Shpresoj se do të vazhdoj edhe më gjatë duke luajtur”.

Pasi që Messi e ka synim t’i fitojë titujt e Kupës së Amerikës dhe Kupës së Botës, ka gjasa që ai të luaj edhe për disa vite të tjera para se të vendosë të pensionohet.

A do të bëhet Messi trajner?

Ka mundësi që Messi ta shqyrtojë mundësinë të bëhet trajner kur të pensionohet si futbollist, veçanërisht duke e marrë parasysh rolin e tij në zhveshtoren e Barcelonës që kur u bë kapiten në Camp Nou.

Gjatë Kupës së Botës 2018 në Rusi, mediat botërore raportuan se trajneri i atëhershëm i Argjentinës, Jorge Sampaoli, konsultohej vazhdimisht me Messin për disa vendime për taktika, si për shembull a ta inkuadrojë në ndeshjen kundër Nigerisë Sergio Agueron apo jo.

Lexo po ashtu:  Truket e trurit: Pse një penalti mund të humbet edhe nga lojtarët më të mirë

Dokumentari i Barcelonës “Matchday” pastaj tregon për ndikim që Messi e ka në skuadër, duke i dhënë këshilla bashkëlojtarëve të tij në Katalonjë, si shtesë ndaj udhëzimeve të trajnerit.

Përderisa këto veprime janë normale për një kapiten, ato sugjerojnë se Messi është i interesuar të investojë kohë dhe ta kuptojë anën e taktikave të futbollit.

Përqendrimi në interesat biznesore dhe marrëveshjet për reklamim

Pasi që ai është njëri ndër sportistët më të mëdhenj në botë dhe njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve, Messi do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes nga biznese të ndryshme.

Messi është ambasadori kyç i Adidasit dhe Pepsit, në mes të disa kompanive të tjera, dhe ai do të vazhdojë të paguhet për reklamimin e këtyre kompanive edhe më tutje. Madje, ai ndoshta do të bëhet njëri ndër fytyrat kryesore në botën e sponsorizimeve, siç janë ende David Beckham dhe Zinedine Zidane.

A mund të bëhet analist i futbollit?

Përderisa do të ishte e çuditshme ta shohim Messin si analist nëpër studio televizive duke komentuar ndeshje të ndryshme, për shkak të personalitetit të tij – kjo gjë nuk është e pamundur.

Lexo po ashtu:  Plani revolucionar i PSG-së për uljen e pagave

Kthimi në Argjentinë

Messi e ka shprehur shpeshherë dëshirën e tij për t’u kthyer në Argjentinë – madje ndoshta edhe për ta përfunduar karrierën aty ku e kishte nisur, me Newell’s Old Boys në Rosario.

Megjithatë, as ky opsion nuk do të jetë i lehtë për Messin, pasi që ai do të duhej ta zhvendoste të gjithë familjen e tij dhe fëmijët që tashmë po i shkollon në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *