Revista prestigjioze franceze ‘Paris Match’, në seksionin belg të saj, ka botuar së fundi një artikull për verërat shqiptare dhe potencialet e vreshtarisë në vendin tonë. Në shkrimin me titull ‘Pse duhet t’i jepni një shans verërave shqiptare’, tregohet tradita jonë e hershme në vreshtari dhe varietetet autoktone të rrushit si ‘Puls’, ‘Sheshi Bardhë’, ‘Vlosh’, ‘Kallmet’, ‘Debina’, ‘Shehi Zi’ etj.

Kushte ideale klimaterike, të cilat përfitojnë nga një tokë e pasur ballkanike me varietete rrushi të vyera dhe të hershme në kohë… Po, Shqipëria është gjithashtu një vend i verërave. Një shëtitje e shkurtër në vresht.

Ishte një prej postimeve të kohëve të fundit në Instagram nga llogaria e @wineexplorers ku Jean-Baptiste Ancelot, themeluesi i saj, flet nëpërmjet këtij postimi për varietetet e rrushit shqiptar, variete të cilat janë endemike në masën 75% në Rajonin e Ballkanit, si dhe mbi një udhëtim të realizuar kohëve të fundit në këtë vend plot surpriza dhe zbulime.

Sot, zbuloni Shqipërinë!

A E DINI SE? 75% e varieteteve të rrushit shqiptar janë varietete tipike për Rajonin e Ballkanit! Varietet  kallmet dhe shesh i zi për verën e kuqe, shesh i bardhë dhe puls për verën e bardhë janë ndër më emblematikët dhe në total përfaqësojnë më shumë se 50% të prodhimit kombëtar të vreshtarisë. Madje është më se e zakonshme të shohësh breshka të lezetshme duke ecur midis rreshtave të vreshtave!

Lexo po ashtu:  Ja kush ishte kujdesur për Kalin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut

Është e vërtetë që në vendin tonë, është ende e rrallë qe dikush prej nesh të hapë një shishe verë made in Albania. Nuk gjendet në supermarkete, restorantet shqiptare në Belgjikë , nuk janë gjithashtu të zakonshme për t’u ndeshur dhe shpesh nuk e ofrojnë në menutë e tyre. Ndryshe ndodh me morinë e markave kroate, boshnjake dhe serbe. Po e tillë është dhe prania e restoranteve greke. Kaq shumë shishe nga Ballkani, të cilat, me pasuri të larmishme, kanë mbërritur tek ne. Por, kjo mund të ndryshojë. Ju sjellim një seri arsyesh për të provuar përvojën e shijes nëse ju përshkoni rrugëtimin e një shisheje!

Një nga prodhuesit më të vjetër në Europë

Kush kish dyshuar për këtë? Shqipëria mund të krenohet me gati tre mijëvjeçarë të vreshtarisë. Gjurmët më të hershme (800 vjet p.k.) vijnë nga Iliria, rajoni shqiptar i Shkodrës, në veri të vendit. Pas periudhës së komunizmit dhe ndalimit të prodhimit privat të verës; pas uljes së konsumit të alkoolit për shkak të islamizimit të rajonit, shqiptarët ju rikthyen sërish recetave të së shkuarës dhe gjesteve të traditës, në përpjekje për t’u ripozicionuar ne maja. Historia e vreshtarisë së këtij vendi nuk ishte një rrjedhë e gjatë dhe e qetë… deri në atë pikë sa ‘The Guardian’ po flet për një rilindje në ditët e sotme!

Lexo po ashtu:  Mekuli: "Gazetarët shqiptarë, një bandë amatorësh"

Variete tipike rrushi

Sheshi i Bardhë dhe Sheshi i zi, me origjinë nga fshati Shesh, janë ndër më emblematikët. Krahas tyre, kultivohet gjithashtu rrush i llojit Kallmet (rrush i kuq) dhe Vlosh (rrush i kuq dhe rozë). Bëhet fjalë gjithashtu, në një masë më të vogël për Debinë dhe Vranac. Në total, këto varietete përfaqësojnë rreth 75% të prodhimit të larmishmërisë se verërave shqiptare.

Përveç këtyre, janë të pranishme gjithashtu edhe shumë varietete tradicionale të rrushit: Merlot, Cabernet, Pinot, Tokai… Kultivimi i vreshtarisë zhvillohet kryesisht të katër rajone https://theculturetrip.com/europe/albania/articles/a-wine-lovers-guide-to-albania/.  Sot në rang vendi nuk prodhohen më shumë se një milion shishe, çdo vit. Pjesa më e madhe e konsumit vendas ende mbështetet në importin masiv të verërave italiane.

Vreshta lehtësisht të arritshme

Shqipëria turistike është e njohur për brigjet e saj të mrekullueshme dhe klimën e përsosur të verës. Natyra: burimet, liqenet, malet … luajnë gjithashtu një rol shumë tërheqës. Por, nëse po planifikoni një udhëtim në vendin e flamurit me shqiponjë, synoni vizita në zona të larmishme: Kantina ‘Arbëri’, Kantina ‘Çobo’, Kantina ‘Kokomani’… Një përvojë unike dhe origjinale. Do të ndiheni të mirëpritur, pa asnjë dyshim, edhe sepse vera vendase dhe vreshtarët nuk mbështeten në reklama të tepruara dhe çmime të larta për prodhime kaq dinjitoze.

Lexo po ashtu:  Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar, - Pjesë nga libri i Rexhep Qosjes, “Realiteti i shpërfillur”

Për artikullin e plotë klikoni këtu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *