Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me tërmetin 6.8 rihter që goditi pjesën lindore të Turqisë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Cakaj shpreh solidaritet me Turqinë, duke u shprehur:

“I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira, ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë ??.@MevlutCavusoglu #Lutemi për Turqinë”

Deri më tani janë shënuar 20 viktima, por flitet për disa qindra të plagosur.

Lexo po ashtu:  Komision parlamentar për të sqaruar rolin e Shqipërisë në luftën e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *