“Thasët me para nga Serbia nuk do t’i shpëtojnë dot”, Krasniqi: Koha e llogaridhënies po vjen
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar atë që ai e cilëson si “makineri të propagandës anti-shtet”.
Ai ka shtuar se përgjegjësit do të përballen me pasoja për veprimet e tyre.

Postim i plotë i z. Krasniqi:
Kur qohet peshë makineria e propagandës anti-shtet, dijeni që e kanë një zor të madh.
Tash, kur rrethi iu është ngushtuar dhe mbetjet e tyre kriminale në institucione po çmontohen, po e kuptojnë që po u vjen radha.
Kanë për t’u përgjigjur dhe për të paguar për çdo të bëmë.
As milionat e krimit dhe korrupsionit, dhe as thasët me para nga Serbia, nuk kanë me i shpëtu dot.
