Organizata Politike njofton sot në faqen e vet në Facebook se nesër në Tiranë do të mbahet një protestë e minatorëve të Bulqizës kundër siç thotë ajo “biznesmenit Samir Mane dhe qeveritarëve”

Pas dy muajsh rezistence në Bulqizë, minatorët vijnë nesër në Tiranë për t’u treguar oligarkut dhe qeveritarëve fuqinë e të drejtës së tyre. Ata nuk kërkojnë privilegje, por punë të sigurt dhe të dinjitetshme.

Me gjasë edhe nesër media do ta shpërfillë kauzën e tyre. Institucionet do të fusin kokën nën çarçaf, ndërkohë që partitë do të numërojnë paratë e Samir Manes.

Prandaj nesër më shumë se kurrë është e nevojshme të bëhemi një me minatorët. E tyrja është përpjekja e çdo njeriu që dëshiron të jetojë ndershmërisht me punën e vet, e çdokujt që aspiron një shoqëri demokratike dhe me drejtësi shoqërore.

U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Organizatës Politike që nesër në orën 11 të bashkohemi te Ministria e Financave, njofton OP.

Kjo është ndoshta protesta e parë kundër një biznesmeni dhe vendos një dallim me protestat partiake. Mane siç është raportuar në media dhe nga pretendimet e OP-së ka një liçencë në Bulqizë ku nxirret krom. Për OP-në protesta përcillet si çështje e orientimit ideologjik të saj, ndërkohë që situata në Bulqizë nga sa është shkruar është shumë më komplekse dhe implikon interesa edhe të krimit. Duhet thënë se asnjë qeveri nuk ka bërë ndonjë gjë konkrete për përmirësimin real të gjendjes së krijuar.

Lexo po ashtu:  Zeka vjen përsëri me propagandë e me thashetheme: - VV ka dhënë paralajmërime, dëshiron luftë civile

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *