Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Nënshkrimi i Marrëveshjes nga Vuçiqi nënkupton njohjen de jure të Kosovës nga Serbia
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareKjo është arsyeja kryesore, pse presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk deshi ta nënshkruante Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës në takimin e Ohrit, më 18 mars 2023, e jo vetëm nga frika e regjimit pushtues të Vladimir Putinit e as nga oponentët e tij ulrranacionalistë rusofilë serbë në Beograd.
Mirëpo, habit fakti, se si ndërmjetësit e BE-së (Josep Borell dhe Miroslav Lajçak) nuk e detyruan Aleksandër Vuçiqin, që të nënshkruante dokuemntin e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mbase pa vënien e këtyre 2 firmave, Marrëveshja e Ohrit nuk ka bazë juridike sipas së drejtës ndërkombëtare. Pra, de jure nuk ka Marrëveshje ndërshtetërore të Ohrit (mes Serbisë dhe Kosovës), sepse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq refuzoi të hedhte nënshkrimin e tij në këtë Marrëveshje për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, duke qenë se de jure e njihte Republikën e Kosovës.

Në këtë mënyrë, Vuçiqi i “mashtroi” ndërmjetësit e Dialogut të Brukeslit, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, se gjoja “mjaftonte” vetëm dakordimi verbal i tij, i shprehur me një PO !
Kjo “PO” Marrëveshjes së theksuar, mund të pranohet si faktike, por jo edhe si de jure, sepse i mungon baza juridike, s’vlen pa hedhjen e dy nënshkrimeve në të nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Fundja, nëse BE-ja dëshiron që, menjëherë të fillojë zbatimi i kësaj Marrëveshjeje të sipërtheksuar nga ana e të dy palëve, tanimë të dakroduar verbalisht ( de fakto), por jo edhe juridikisht ( de jure), juridikisht ( de jure), atëherë Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, do të duhej që, sa më parë të jetë e mundur,ta detyronin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të nënshkruante Marrëveshjen e Ohrit (18 mars 2023).
Ndryshe, ekziston dyshimi real se kjo Marrëveshje nuk do të zbatohet në terren, sepse i mungon detyrimi reciprok juridik ndërkombëtar i palëve negocieuese.
