Vetëm 39 për qind e punonjësve në Shqipëri ndjehen të angazhuar në punë, ndërsa 61 për qind e tyre punojnë me “detyrim”.

Angazhimi në punë ka vlera nën mesatare për të gjithë faktorët e matur, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë si dhe me besim të ulët tek kolegët e veçanërisht tek eprorët.

Të dhënat janë publikuar nga sondazhi  mbi kënaqësinë dhe angazhimin në punë të zhvilluar nga qendra e burimeve njerëzore dhe trajnimeve EPPC.

Interesant është fakti, se të anketuarit listojnë si arsyen e parë të mosangazhimit në punë, kolegët, pra mjedisin e punës, me 46 për qind.

Kjo lidhet me bashkëpunimin mes tyre dhe besimin tek njëri-tjetri. Në vendin e dytë renditet natyra e punës, e cila i bën ata të mos angazhohen maksimalisht, me 40 për qind. Në vendin e tretë renditen eprorët, besimi i ulët në vlerësimin e tyre dhe mënyrën se si i promovojnë punonjësit, me 39 për qind.

Lexo po ashtu:  Pamje të Tiranës nën ‘shtet-rrethim’ kryeqyteti plotësisht i boshatisur (VIDEO)

Ndërsa në vendin e fundit renditet karriera, me 33 për qind, ku punonjësit e gjejnë të vështirë që të rriten në pozicione në një vend pune dhe të ecin përpara, çka bën që një pjesë e mirë të qëndrojnë në vend numëro dhe kjo shkakton pakënaqësi dhe ulje të motivimit dhe angazhimit për punën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *