Ministri japonez i Mjedisit Shinjiro Koizumi ka shkaktuar “ngritje vetullash” në Japoni pasi ka marrë leje lindje për djalin e tij të sapolindur. Kjo nuk vjen vetëm sepse është ministri i parë që e bën këtë por edhe sepse pak baballarë në Japoni marrin leje për t’u kujdesur për fëmijën.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Pak ditë më parë, ai tha se do të marrë dy javë leje për t’u kujdesur për djalin e sapolindur por pa u bërë “bisht” aktiviteteve publike të rëndësishme. Zakonisht janë nënat ato që marrin lejen e lindjes në Japoni dhe ky vendim, vlerësohet se do të shkaktojë një ndryshim sjellje sa i përket të drejtës që kanë baballarët në Japoni për të marrë edhe ata leje lindje për t’u kujdesur për fëminën.
Ligji në Japoni u mundëson të dy prindërve që të marrin leje lindje deri në 1 vit pasi lind fëmija. Por,pak burra përfitojnë nga ajo që u ofron ligji.





