Po botojmë pjesë nga libri me titull “Qeveria serbe dhe Esad Pashë Toptani” të historianit të njohur serb Dusan Batakovic i cili flet për marrëdhëniet e Esad Pashës me Serbinë e fillimit të shekullit XX.
Karriera e Esad Pashë Toptanit (lindur në Tiranë, 1863) ishte e ngjashme me karrierat e zotërve më të mëdhenj feudalëshqiptarë. Si zotërues i çifliqeve më të mëdha në Shqipërinë qendrore, Esad Pasha u ngjit shpejt në hierarkinë administrative të Turqisë. Në fillim të shekullit, ai ishte komandant xhandarmërie në vilajetin e Janinës. Ai mbështeti lëvizjen e Turqve të Rinj (Xhon Turqit) në 1908-n, dhe përfaqësoi Durrësin si deputet në Parlamentin turk; në 1909-n iu besua me detyrën e pakëndshme për t’i dorëzuar Sulltan Abdulhamitit të Dytë, dekretin e shfronësimit të tij. Para luftërave ballkanike, ai mbajti postin e komandantit të xhandarmërisë nëvilajetin e Shkodrës, ku me sukses ai u përfshi në tregti me italianët, duke u dhënë atyre koncesione për shfrytëzimin e pyjeve. Ai mori komandën e Shkodrës në fillim të 1913-s, duke nxjerrë në pah cilësitë e një udhëheqësi të madh ushtarak. Ai vendosi ta dorëzojë qytetin vetëm kur garnizoni, i gjunjëzuar nga uria dhe sëmundjet, vendosi bashkë me krerët e qytetit, të ndalnin rezistëncën. Konferenca e Ambasadorëve në Londër kishte vendosur sakaq që Shkodra do t’i mbetej përbërjes së Shqipërisë. Në këto rrethana, dorëzimi i Shkodrës në fund të prillit 1913, me kushte, ishte një vendim i mençur politik.
Duke bashkëpunuar me qendrën e aleancës ballkanike– Serbinë – dhe përmes saj, me Malin e Zi, ai po kërkonte themelet për të ndërtuar një shtet shqiptar të qëndrueshëm me shumicë myslimane, në të cilin ai do të mbështetej nëzotërimet e mëdha të bejlerëve në qendër dhe në veri të vendit.Esad Pasha zotëronte tiparin karakteristik mysliman të mosbesimit ndaj bashkatdhetarëve të një feje tjetër. Qëndrimi i fiseve shqiptare katolike të veriut, të cilat aspironin të ndaheshin nga Shqipëria, dhe orientimi pro-helen i popullsisë shqiptare ortodokse në Epirin verior, ishin arsyet që e shtynë të pranonte rregullimin e kufirit në përfitim të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë: ai besonte se një Shqipëri më e vogël se ajo e përcaktuar në 1913-n, duke qenë homogjene në fe, do të ishte një shtet shumë më i qëndrueshëm. Zhvillimi i rrethanave ndërkombëtareshtynë për një bashkëpunim më të afërt me Serbinë: territoret shqiptare ishin një objekt aspiratash dhe me shpërthimin e Luftës sëParë Botërore, edhe objekt kompensimi në kabinetet e fuqive të mëdha europiane.
Që në fillim të majit 1913, Esad Pasha informoi mbretin malazes për qëllimin e tij për t’u vetëshpallur Mbret i Shqipërisë, dhe për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me aleancën ballkanike.Ai tha se shqiptarët ua detyronin lirinë, popujve të Ballkanit, dhe se ai do tëvendoste me to, kufijtë e Shqipërisë pa ndërmjetësimin e fuqive të tjera.Esad Pasha i tha diplomatit serb Zivojin Balugdzic në një bledhje në Durrës se dëshironte një marrëveshje me Serbinë. Fillimisht hezituese, qeveria serbe pranoi, duke vlerësuar se Pashai kishte treguar qëndrimin e tij se ai vërtet dëshironte një marrëveshje me Serbinë, të cilën ai e njihte, duke cituar Balugdzic, si bërthamën për të bashkuar forcat ballkanike.
Ishte vendimtare për qeverinë serbe, që pak para sulmit bullgar, të neutralizonte përgatitjet në Shqipëri për sulme në territorin serb – veçanërisht në Kosovë, “Metohi” dhe Maqedoninë perëndimore. Rreth 20,000 burra ishin gati për luftë në territorin shqiptar, shumica refugjatë nga Serbia e Vjetër dhe Maqedonia, udhëheqësit e të cilëve, Hasan Prishtina dhe Isa Boljetinac (Isa Boletini), ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të Ismail Qemalit.Ata përpiqeshin të luftonin ndikimin e Esad Pashës, duke përgatitur njësulm nëSerbi dhe njëkryengritje të popullit shqiptar atje.
Komitët bullgarë stërvitën shqiptarët për aksione guerilase, me para dhe armë që vinin nga Austro-Hungaria. Esad pasha refuzoi t’u bashkohej dhe paralajmëroi qeverinë serbe që të mos miratonte veprimtarinë e tyre. Në fund të shtatorit 1913, njëmësymje e fortë u krye mbi territoret serbe. Forca prej rreth 10 mijë shqiptarësh që sulmuan nga tre drejtime, udhëhiqej nga Isa Boletini, Bajram Curri dhe Kiasim Lika .Krahas tyre, oficerë bullgarë komandonin trupat. Trupat e tyre morën Ljumën dhe Djakovicën, si dhe rrethuan Prizrenin.Ata u dërrmuan vetëm pasi dy divizione serbe u dërguan në kufi. Esad Pasha përfitoi nga thyerja e forcave pro-austriake për ta shpallur veten (me ndihmën e krerëve fisnorëmyslimanë dhe bejlerëve të mëdhenj në zonat qendrore të vendit) guvernator të Shqipërisë në Durrës, në fund të shtatorit 1913.Viena e vlerësoi veprimin si një provë e qartë e orientimit të tij pro-serb. Serbia zyrtare në anën tjetër, ndihmoi një numër krerësh të vegjël fisnorë, që të orientoheshin drejt bashkëpunimit me Esad Pashën.
Aleanca ndërmjet qeverisë serbe dhe Esad Pashësnuk ishte përcaktuar në një traktat të posaçëm: Pasic i urdhëroi megjithatë, qëndjekësit e tij që tëndihmoheshin me para dhe armë.Për kryeministrin serb, Esad Pasha shërbente si kundërpeshëndaj qarqeve të mëdha shqiptare rreth Ismail Qemalit. Princi i ri i Shqipërisë, Vilhelm Vidi, mbështeti aspiratat revanshiste të udhëheqësve shqiptarë nga Kosova dhe “Metohia”. Si njeriu me më shumëndikim nëqeverinë e tij, Esad Pasha mbante dy portofole të rëndësishme – ministritë e ushtrisë dhe të brendshme. Kur problemi i pazgjidhur agrar,me yshtjen eoficerëve Xhon Turq, u rrit në një rebelim pro-truk kundër princit të krishterë, Esad Pasha mbështeti kryengritësit dhe në një përballje me Princin, kërkoi përkrahje nga misioni italian. Pas arrestimit në Durrës, Esad pasha u largua për në Brindizi nën mbrojtjen e legatit italian në Durrës në fund të majit 1914. Pas largimit të tij, sulmet kufitare në Serbi rifilluan me dimension dhe intensitet të shtuar.
Rreziku që Shqipëria ngrinte për Serbinë, u rritën menjëherë në fillim të luftës botërore. Marrëdhënia ndërmjet prirjeve të ndryshme politike brenda shoqërisë shqiptare drejt fuqive Qendroredhe fuqive Entente, përcaktohej në një masë të madhe nga zotimet e tyre kundrejt Serbisë.Prirja e shprehur ndaj qarqeve politike pro-austriake u rrit me fluksin e vazhdueshëm të refugjatëve shqiptarë nga Serbia.Politika e tyre revanshiste ishte forca lëvizëse parësore për një lëvizje të fortë anti-serbe në vitet e luftës, dhe u bë pas fundit të saj, një bazë për përbashkim kombëtar.
Fillimi i “Luftës së Madhe” la të hapur çështjen e demarkimit të saktë ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Komisioni Ndërkombëtar i Demarkimit e ndërpreu punën në mes të 1914-s, ndaj kufijtë shtetërorënë zonat e diskutuara mbetën pa u zgjidhur. Lufta e zuri të paruajtur kufirin serbo-shqiptar. Pa u shqetësuar për paratë, Austro-Hungaria përgatiti sulme të reja në territorin serb. Pašiçme të drejtë, i doli përpara synimit të diplomacisë së Vienës për tëçelur, me ndihmën e Xhon Turqve, një tjetër front dhe të rrethonte tokat serbe; ai druante se udhëheqësit shqiptarë të financuar nga Viena – Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri dhe Riza Bej Krieziu – do të “sulmonin Serbinë kur të merrnin urdhëra nga Turqia apo Bullgaria dhe të dobësonin veprimin ushtarak serb nga ana tjetër”. I shqetësuar nga raportimet mbi trazimin e pareshtur nëbrezin kufitar dhe përpjekjeve për tëndezur njëkryengritje shqiptare në Serbi, qarqet ushtarake nëTrupat e Rajonit të Ri në Shkup propozuan aksion ushtarak parandalues.
Esad Pasha u përpoq të ruante një pozicion të pavarur, duke kaluar nga Italia në anën e Francës. Ai planifikoi të kundërshtonte, me ndihmën e Entente, përpjekjet e Austro-Hungarisëpër të nënshtruar tërësisht vendin e tij. Ai bëri hetime nga Parisi mbi kushtet sipas të cilave, qeveria serbe do tëndihte kthimin e tij në Shqipëri. Në 1014-n, Pašiçvuri kushtet në vijim: që ai të nënshkruante një marrëveshje politike me Serbinë sipas një mbrojtjeje të përbashkët, që Shqipëria të njihte unionin doganor në asamblenë e krerëve, dhe që një zgjidhje të arrihej nëfazën vijuese të formimit të një bashkimi personal apo real me Serbinë. Esad pasha konfirmoi në distancë aprovimin e tij në parim me kushtet e Pašiç dhe menjëherë u nis për në Serbi.
Politika e qeverisë serbe ndaj Shqipërisë synonte të parandalonte veprime subversive nga Shqipëria dhe të krijonte parakushtet për të ushtruar ndikimnë fund të luftës mbi demarkimin e kufijve të saj, veçanërisht në rripin drejt Serbisë.Shkurt pas mbërritjes së Esad Pashës në Serbi, Pasic u interesua për të mësuar mbi qëndrimin e Fuqive Entante ndaj Shqipërisë: a do të kundërshtonin ato “nëse Shqipëria si instrument turko-bullgaro-austriak, do të sulmonte kufirin–a mundemi ne tani që jo vetëm t’i sprapsim, por t’i paralizojmë për sulme që lidhen me Turqinë, të pushtojmë disa pika strategjike dhe t’i vendosim nën ndikimin tonë derisa të vijë koha kur Europa t’i japë sërish drjetim asajçështjeje, dhe me gjasa të arrijë në njëzgjidhje më të mirë, e cila do të sigurojë paqen në Europë dhe në Ballkan”. Esad Pasha mori leje nëAthinë nga diplomacia greke që të punonte në marrëveshje me qeverinë serbe. Në të njëjtën kohë, ai siguroi mbështetje nga Italia, e cila shpresonte të kishte një rrugë të hapur për ta pushtuar Vlorën përfundimisht, kur regjimi i tij mbi Shqipërinëtë ishte vendosur. Qeveria në Romë e shihte Esad pashën si figurën më të përshtatshme për të kundërshtuar ndikimin austro-hungarez dhe turk në Shqipëri.
Esad Pasha nuk hoqi dorë nga pretendimi i fronit shqiptar. Ai paralajmëroi konsullin serb në Selanik se do të ishte e rrezikshme për Shqipërinë nëse princi i saj do të vinte nga familja e sulltanit, duke qenë se kjo do tëçelte përplasje të reja me Serbinë dhe vende të tjera në Ballkan, nën ndikimin e Kostandinopojës [Stambollit]. Kështu, ai e prezantoi veten si figura më e përshtatshme për të sunduar Shqipërinë. Ai i dërgoi mesazhe Pasicit mbi nevojën e përmbylljes së një traktati të posaçëm para nisjes së tij për në Shqipëri.
Pas mbërritjes në Nish, Esad Pasha nënshkroi një traktat sekret aleance me Pasic më 17 shtator. Pesëmbëdhjetë pikat parashikonin ngritjen e institucioneve të përbashkëta politike dhe ushtarake, por dispozitat më të rëndësishme përqendroheshin tek aleanca ushtarake, ndërtimin e një hekurudhe adriatike për në Durrës dhe garanci që Serbia do ta mbështeste zgjedhjen e Esad Pashës si sundimtarin shqiptar. Traktati la të hapur mundësinë që Serbia, me ftesën e Pashait, të ndërmerrte ndërhyrje ushtarake për të mbrojtur regjimin e tij.
Demarkimi ndërmjet dy vendeve do të vendosej nga një komision i veçantë serbo-shqiptar.Esad Pasha do ta konfirmonte traktatin vetëm pasi të zgjidhej sundimtar, me pajtimin e Asamblesë Kombëtare: kjo linte hapësira manovrimi për rishikimin e dispozitave individuale. Serbia detyrohej të financonte xhandarmërinë e Pashait dhe të furnizonte pajisjet e nevojshme ushtarake duke paguar 50,000 dinarë në muaj.