Ish trajneri nacionalist serb, Milan Zhivadinoviq, që e kishte drejtuar KF Prishtinën në vjeshtën e vitit 1988, nuk e kishte thënë rastësish një fjalë, në nëntorin e vitit 1988, kur pa stadiumin e Prishtinës me përplot protestues shqiptar, kundër regjimit komunist dhe të Millosheviqit: “E njoh këtë popull, nuk durojnë shumë dhe kur çohen në këmbë është problem me ta’”.

Atëkohë Zhivadinoviqi ishte në zyrët e Prishtinës dhe u step nga ajo masë. Kujtojmë ndeshjen e vitit 1983 përkatësisht me 27 mars, në kuadër të javës së 27-të të Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes, derbi i madh Prishtina-Teteksi (nga Tetova), që rrezikohej mos të luhej fare, për shkak të borës së madhe që kishte rënë at ditë!  

Shqiptarët si gjithmonë, tifozët dhe të gjithë qytetarët u ngritën në këmbë, për pak orë e hoqën borën nga fusha dhe e kishin aftësuar për zhvillimin e këtij derbit të madh, në të cilën fiton Prishtina me 3:0 ndaj Teteksit, që deri në at javë ishte lider, por që këtë pozitë e mori Prishtina! Kjo ndeshje e rëndësishme mobilizoi shqiptarët, ndërsa në republikat ish jugosllave u fol shumë për këtë takim, për këtë mobilizim dhe për këtë fitore të madhe të Prishtinës së artë, që në fund u fut në elitën e futbollit ish jugosllav.  

Lexo po ashtu:  Lewandowski merr vendim

Me numër nëntë shihet në fotografi legjenda Fadil Vokrri.

Prandaj, edhe Zhivadinoviqi kur e kishte thënë at fjalë, e kishte njohur mirë mentalitetin shqiptar. 

Kështu duket tabela në javën 21-të: 
  1. Prishtina       28
  2. Teteksi         28 
  3. Sutjeska       27
  4. Bor            25
  5. Trepça         24

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *