“Të kesh një sjellje mendore pozitive do të thotë të kërkosh se si ta bësh diçka, në vend që të thuash që ajo nuk mund të bëhet”. – Bo Bennett

“Ne nuk i shohim gjërat se si janë, por se si jemi ne në ato momente”.  – Anais Nin

Të gjithë kemi momente të vështira në jetë, kur na duket sikur nuk do t’ia dalim dot mbanë. Gjithçka për të cilën kemi nevojë, është që dikush të na motivojë si dhe të na bëjë të besojmë tek vetja se mund t’ia dalim mbanë . Ndaj, ne do të përpiqemi që t’ju bëjmë të besoni më tepër tek vetja. Ju keni gjithë fuqinë e duhur për të përballuar çdo vështirësi. Ne ju ftojmë të lexoni këshillat e mëposhtme dhe të motivoheni për të ecur më fuqishëm përpara në jetë:

Gjeni gjithmonë diçka pozitive, edhe në situatat më negative të mundshme.

Zgjidhni të jetoni në një mjedis pozitiv, larg televizionit, internetit, apo njerëzve që ju bëjnë të ndiheni keq.

Lexo po ashtu:  Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e tij, duhet të shmangni 10 gjërat e mëposhtme

Ec ngadalë, por mos ndalo së ecuri. Kur përpiqesh të bësh shumë gjëra në jetë, ke rrezik të stresohesh më tepër.

Mos mendo që në fillim se nuk do t’ia dalësh dot mbanë dhe të heqësh dorë. Thuaji “Stop” mendimeve negative, merr frymë thellë dhe përqëndrohu më shumë tek zgjidhja e problemit.

Mos i lejo frikërat e tua të të ndalojnë të arrish atë çfarë dëshiron.

Shtoji vlera dhe pozitivitet jetës së dikujt.

Bëj vazhdimisht ushtrime fizike, ha shëndetshëm dhe fli mjaftueshëm gjumë.

Mëso t’i marrësh kritikat më pozitivisht. Mos u përgjigj menjëherë. Dëgjoje kritikën që të bëhet me vëmendje dhe më pas përgjigju me qetësi. Ndoshta të është bërë një kritikë e duhur, ndaj mos u nxito në përgjigjet që jep.

Mbusheni mendjen me mendime pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *