Ndotja e lartë e ajrit në Kosovë po vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve, kësisoj vlerësohet se po shkakton qindra vdekje të parakohshme. Qytetarëve u bëhet thirrje t’i marrin masat mbrojtëse që të mos rrezikohen nga kjo ndotje e ajrit.

Qindra banorë vlerësohet se në vit po vdesin para kohe nga sëmundje të ndryshme si pasojë e ekspozimit ndaj ajrit të ndotur.

Në raportin e prezantuar nga Banka Botërore “Menaxhimi i ndotjes së ajrit në Kosovë” thuhet se rreth 760 njerëz vdesin para kohe çdo vit në Kosovë ose 90 për qind e tyre nga sëmundjet e zemrës dhe nga goditjet në tru, për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur mjedisor. Sipas këtij raporti, shumica e këtyre njerëzve kanë më pak se 70 vjet.

Pushtetet e Kosovës kan lëshuar leje për ndërtime tjera të Termocentraleve me qymyr, përderisa Gjermania dhe Anglia kanë marrë vendime që t’i mbyllin që të gjitha termocentralet me qymyr, kjo për shkak të rrezikut të madh që sjellë ndotja e ambientit nga djegja e qymyrit, shkruan e pavarura MekuliPress.

Pra, edhe pse këto dy vende kanë teknologjinë më të sofistituar në botë, prap se prap, helmimi i ajrit nga perdorimi i qymyrit është i pashmangshëm.

Lexo po ashtu:  Si u dërguan telegramet e rrejshme Londrës në emër të shqiptarëve – Pashiq urdhëron oficerët serbë të shkruajnë telegrame të rreme Londrës në emër të shqiptarëve

Vetëdijësimi i qytetarëve duhet të vjen në pah!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *