Tajar Zavalanin.

Pjesë nga shkrimi ‘Populli dhe Intelektualët’, botuar në gazetën Illyria në Tiranë në vitin 1934:


“Shumë intelektualë të rinj shqiptarë mblidhen nëpër kafene dhe flasin mbi situatën. Që të gjithë e pranojnë se punët venë keq, keq sa s’ka ku të vejë më. Pa e lënë të mbarojë fjalën, gjithë të tjerët ngrejnë duart në qiell dhe psherëtijnë: ah, s’bëhet gjë me këtë popull! Fillon pastaj numërimi i të metave të ‘këtij populli’, që ndalon intelektualët ta realizojnë idealin e tyre.

Po ky ideal ç’është vallë?

A mos është zgjimi i popullit, dalja e tij nga errësira ku gjendet sot? Jo, aspak! Ideali i shumë intelektualëve të rinj shqiptarë është një jetë e rehatshme, pa andralla, pa mundime, me para boll, konfort e me dëfrime moderne.

Dhe në është se ata nuk e gëzojnë këtë jetë të ëndërruar, fajin e ka populli, i cili nuk e kupton shpirtin e intelektualëve dhe nuk vepron siç dëshirojnë ata”.

(Huazuar nga profili i Shkelzen Gashit në facebook)

Lexo po ashtu:  KUJTESË/ Deklarata e Vuçiç për gazetën franceze 'Figaro': “Kurti ka krijuar interesa të reja kombëtare në Ballkan. I jam mirënjohës Ramës për Mini Schengenin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *