“Le Figaro” ka botuar, të hënën e 18 tetorit 1914, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me rolin që dëshironte të luante asokohe Esat Pasha në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shqipëri
Esat Pasha dhe Serbët


Brindizi, 18 tetor.
Esat Pasha sapo ka njoftuar qeverinë serbe se ai është zgjedhur President i Senatit shqiptar dhe është emëruar Komandant i Përgjithshëm i trupave shqiptare.
Ai e siguroi qeverinë serbe për disponimet e tij të mira me të, duke deklaruar se do të marrë nën mbrojtjen e tij subjektet serbe që banojnë në Shqipëri.
Ai tha se do të punojë për t’i bërë të gjithë bashkatdhetarët e tij të kuptojnë avantazhin që ata kanë për të jetuar në marrëdhënie të shkëlqyera me serbët./Perktheu A. Bebja/




