Një video e dhimbshme është bërë virale në rrjetet sociale, e cila tregon një mjeke kineze në një moment dëshpërimi.

Mjekja qan me ulërima, sepse ka punuar pa pushim në ndihmë të personave të prekur nga koronavirusi vdekjeprurës.

Mes lotëve ajo “shpërthen”:

Nuk mundem më”
Videoja pasardhëse tregon një doktor kinez, i cili po nuk kursehet në telefon ndaj menaxherit të spitalit, sepse ky i fundit nuk po ndihmon në trajtimin e pacientit.

Coronavirus 2019-nCoV u zbulua për herë të parë në dhjetor 2019 në qytetin kinez Uuhan, një qytet i banuar nga 11 milion njerëz, e sëmundja besohet se është e lidhur me konsumin e ushqimit të detit dhe peshqve. Të prekurit kanë ethe dhe lodhje, të cilat shoqërohen me kollë të thatë dhe gulçim.

Kujtojmë se rreziku nga koronavirusi, që ka mbërthyer Kinën dhe po përhapet me shpejtësi dhe në shtete të tjera të botës sa vjen edhe po bëhet më i madh.

Deri më tani raportohen 81 të vdekur dhe qindra persona të infektuar.

Lexo po ashtu:  Tmerruese! Shqipëria e shtata në botë për kultivimin e kanabisit
https://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ico=embedded

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *