E tani, ç’ti them atij?

Përgjigje nga unë, pret ai.

Fëmi e shqiptar në Norvegji.

E ky më pyet për histori,

– Babi, cilët janë ata që ndërtuan Shqipëri?

Ai pret, pret, e unë përgjigje “s’di”.

– Ata trima e heronjë që bënë histori,

– Babi, të lutem m’i rrëfe tani.

Heshti unë, i trishtuar deri n’pafund.

– Skenderbeun ma vizatove.

-Përnat në mbrëmje ma madhërove, babi.

-Nënë Terezën në fotografi, këtu të madhe, në shtëpi e kemi.

-Pse “lavire” dikush e quajti, o babi?

-Isa Boletini paska punuar për Serbi!

-Kështu tha n’televizor njëri. E dëgjova me vesht e mi!

– Babi, më gënjeve tani!

Çfarë t’i them unë atij?

“Nokë, ne nuk kemi histori…?”

– Babi, pres të mësoj nga ty, përse akoma s’kemi Shqipëri?

Unë ngurroj, i ligshtë e i pafuqi,

i vogël deri n’imtësi.

N’mendime varfëri,

lot n’sy,

e pa “burrni”.

Nokë! O Nokë!

“Ti s’ke kombësi”,

“ti je diçka i ri!”

– Kush jam unë, o babi?

-Shqip, përse flas unë tani?

-Flamurin Shqiponjë, përse e kemi n’shtëpi, n’koridor e n’dhomë?

-Më të u rrita unë, babi.

I vogël Noka shumë;

Lexo po ashtu:  Gjergj Fishta: “Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë”

Fjala e tij e randë, e me peshë shumë,
… mua m’grryen si plumb;

Po m’vret e po m’hedhë n’gjunjë.

“Ti s’je shqiptar, je kosovar”,

kështu e thonë ca politikanë bukëshkalë.

“Je shiftarë,

pa identitet,

pa flamur e pa varr!”.

Si t’a burrënoj Nokën unë tani?

N’a i vodhën heronjë, Flamur e histori.

Shekulli njëzet e një,

Unë përgjigje hala s’di!

I pashpresë unë. I hutuar ai;
I imi, i dashtuni fmi,
i harruar n’shkëmbë diku largë atje në Norvegji. E pa histori!

Sa çudi! Noka përditë më pret, e unë përgjigje “s’di”.

Shqipëri,

Më ndihmo tani!

  • Gëzim Mekuli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *