Duke u konsideruar si thjesht “lodra për hobi”, “kamera fluturuese të të pasurve” ose “makina operative ushtarake”, dronët kanë depërtuar më tej në zona të mëdha të ekonomisë sonë dhe kanë filluar të bëhen një pjesë e madhe e jetës sonë të përditshme . Përdorimet e paimagjinueshme të droneve po vijnë në jetë çdo ditë të vetme dhe evolucioni i tyre do të rritet me kohën.

Bizneset e teknologjisë në të gjithë globin po përpiqen të marrin një pjesë të këtij trendi që rritet me shpejtësi. Madhësia e tregut të shërbimeve të droneve pritet të rritet nga 4.4 miliardë dollarë në 2018 në 63.6 miliardë dollarë deri në vitin 2025.

Për një sipërmarrës që lulëzon, mbajtja e një droni në këto ditë është një mundësi biznesi e fshehtë që pret vetëm të hulumtohet dhe shfrytëzohet. Por para se të nisni një biznes ku do të përdorni drone fillimisht duhet të nisni një kurs ose trajnim personal se si ti përdorni.

Lexo po ashtu:  Asnjëherë mos u anko/ Njerëzit nuk janë të interesuar për problemet tuaja

Mundësitë e mundshme të biznesit me drone janë të gjera. Ja disa nga mënyrat se si dronet po hyjnë në fusha të ndryshme biznesi.

Realizimi i filmimeve

Me njohuri themelore të kamerave operative dhe dronëve, njerëzit mund të prodhojnë dokumentarë në shtëpi, filma të shkurtër, copa videosh dhe montazhe që në një formë tjetër do të kërkonin helikopterë për të xhiruar. Për më tepër, dronët janë më të lirë, më të manovrueshëm dhe më të sigurt. Individët dhe konsumatorët e ndërmarrjeve të mëdha mund të ndjekin një dasmë dhe ngjarje të veçanta fotografike me drone. Përdorimi i dronit në kto fusha mund të sjellë mjaftueshëm të ardhura sa që ju mund ta keni si punë parësore.

Biznesi i fotografive me dron

Një shumëllojshmëri e tregjeve e shikojnë fotografinë ajrore si mundësi për mbledhjen e të dhënave dixhitale. Për shembull, arkitektura, nafta dhe gazi, dhe industritë e inxhinierisë civile mbështeten në fotografinë e dronit për mbledhjen e të dhënave dhe menaxhimin e pasurive.

Lexo po ashtu:  Gabimet që bëni kur hani mëngjes, çfarë duhet të shmangni

Menaxhimi i bujqësisë / Biznesi i inspektimit

Fermerët mund të zvogëlojnë koston e ndryshueshme për të inspektuar vetë fermat e tyre, pasi dronët mund të arrijnë në gjithë zonën duke ju hardhuar më pak se gjysmën e kohës që ju do tu duhej për ti kontrolluar vetë.

Hartimi dhe Biznesi i Inspektimit Industrial

Me një hartë gjeografike të referuar, zonat dhe objektet mund të maten lehtësisht me dronë, përndryshe do të duheshin një ekip studimi tokësor për disa ditë. Arkitektët, pronarët e vendeve të ndërtimit, inxhinierët e minierave, profesionistët e transportit dhe infrastrukturës, dhe më shumë mund të jenë klientë të mundshëm për një biznes të inspektimit me dron.

Shërbimi i Riparimit të Dronit

Me përdorimin e gjerë të droneve në të gjithë botën dhe dëmtimeve ape defekteve teknike që ato mund të hasin gjatë përdorimit ofrimi i riparimit të droneve mund të jetë një shërbim që nuk do ju lërë pa punë.

Reklamat dhe biznesi i marketingut

Dronët mund të përdoren për fushatat e marketingut duke mbajtur banderola reklamash dhe duke tërhequr shikuesit nëpërmjet pamjeve ajrore, duke maksimizuar ekspozimin për kompanitë.

Lexo po ashtu:  10 këshilla të mira për t’u ngritur herët në mëngjes

Biznesi i pronave të paluajtshme

Tregu i pasurive të patundshme është një mundësi që shfaqet për teknologjinë e dronit. Dronët kanë aftësinë të krijojnë video për klientët e interesuar në prona. Duke filmuar çdo detaj, dronët u ofrojnë klientëve një përvojë gjithëpërfshirëse. (Business Insider)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *