Një hotel afër Gjirit të Lalzit është shembur pas tërmetit të mbrëmshëm. Kështu kanë deklaruar edhe qytetarët duke bërë publike fotografi në rrjetet sociale

Mbrëmë Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm me mangitudë prej 5.5.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Hamalle të Durrësit. Tërmeti është ndjerë në Tiranë por edhe në Kosovë. Ndërkaq si pasojë e këtij tërmeti, një hotel në fshatin Rrotull Gjiri Lalzit, është shembur dhe ka pësuar dëmtime të mëdha.

Fotografitë janë publikuar në Jeta Osh Qef nga një lexues.

Kujtojmë që Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm edhe gjatë muajit nëntor, ku la të vdekur mbi 50 persona.

Lexo po ashtu:  Kroacia merr dritën jeshile për të mbajtur euron si monedhë të vetme – Vendi ballkanik i vendos vetes afatin ambicioz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *