Kjo piramidë ndodhet në fshatin Midhë të Pukës.
Është ende një mister se si është ndërtuar. Banorët e zonës e quajnë “Maja e Vopulës”.
Kërkohet një studim specifik për të kuptuar formimin e saj dhe misteret që mund të ketë brënda.

Përshkrimi i mësipërm dhe fotoja nga Alban Doçaj.

******

Shënimi më poshtë bëhet nga stafi ynë, “PUKA ndër vite”: është tepër MAHNITËSE, se si banorët e thërrasin këtë piramidë.
Pra, “Maja e Vopulës”.
Në dialektin pukjan “vō” ose “vōe” i thonë vezës.

Nga kjo atëhere kemi “Maja e Vezës së Pulës”. “Maja e Vo(e)Pulës”.

Maja vërtetë ka formën e një maje veze, e çfarë është interesante, këtu mund ta lidhim edhe me legjendën që tregon se, Plisi, simbolizon gjysmën e vezës (voes) Hyjnore, nga e cila vezë doli Perendia Shqiponjë apo Skifteri dukë fluturuar, e me krahet e tij krijoi gjithçka, me pak fjalë krijoi jetën.
Është mjaft interesante tradita ndër shqiptarë se si p.sh. nusja kur hyn për herë të parë në shtëpi të dhëndrit, ajo ulet në një Plis të kthyer përmbys (mbrapsh) dhe vëndos një Plis tjetër në kokë.
Në këtë traditë kulturore Shqiptare, me ritin e nuses, ne shqiptarët, nuk bëjmë gjë tjetër, veç se shprehim një skenë të gjenezit, pra, siç Perendia doli nga veza hyjnore, apo veza e botërave, dhe solli jeten, ashtu edhe nusja “del nga veza” dhe sjell jetën në atë shtëpi ku martohet.

Lexo po ashtu:  Mos harro! Kalimi në “orën verore” këtë të dielë

Përveç kësaj nusja bën dhe një “TEMENA” që do të thotë “Te mendja” apo një kujtesë që na bën të kujtojmë prejardhjen tonë të lashtë mijëra vjeçare. Kur nusja fillon pra “Temenanë”, ajo bën disa lëvizje me duar si kujtim të Shqiponjës kur Krijoi Zoti Botën dhe në fund të “Temenasë” nusja e bën me dy duart shenjën e Shqiponjës.
Pra, kjo traditë që ne e trashëguam dhe e ruajtëm deri në ditët tona sot dhe si një besim i parë i njeriut tek Perendia që në fillim të krijomit të botës, kjo tregon origjinën tonë të lashtë Pellazgo-Iliro-Arbnore.

Plisi i bardhë përfaqëson pastërtinë, mençurinë, urtiësinë, burrërinë, e përzgjedhjen prej Hyjit si barinj delesh dhe shpirtrash.

E sollëm këtë shkrim mbi plisin (këtë “gjysmë *voe* pra) për ta lidhur me këtë Piramidë në Midhë të Pukës, që pukjanët i thonë “Maja e Vopulës”.

Mos të harrojmë se edhe në Bosnjë, që dikur ish tokë Ilirie dhe ilirësh, pretendohet të ekzistojnë dhe Piramidat më të larta në planet.

Lexo po ashtu:  Protesta në Paris, kërkohet të mos ndalohet publikimi i fytyrave të policëve

Përgatiti: PUKA ndër vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *