Deputeti grek Ioannis Lagos grisi flamurin turk në Parlamentin Evropian gjatë një seance të quajtur “Situata humanitare në ushujt grekë”.

Lagos argumentoi se populli grek ishte në shënjestër të sulmit të migrantëve, dhe më pas tha:

“Nga njëra anë ne kemi Turqinë, e cila mund të bëjë atë që dëshiron. Refugjatët po vijnë në vendin tonë. Ky është flamuri turk, çfarë të bëjmë me të? Ta rrëzojmë dhe ta hedhin. Ne duhet ta ndalojmë atë…”, tha deputeti nën irritim, duke e grisur në pas simbolin kombëtar turk.

Menjëherë erdhi reagimi i parë nga Ankaraja, ai i ministrit të Jashtëm Mevlut Çavusoglu, i cili tha se “këto koka raciste e dinë më së miri se si ne u kemi shkatërruar duart atyre që u përpoqën të preknin flamurin tonë të famshëm”.

“‘Fëmijët’ e hazdisur dhe racistë të Evropës duhet t’i dinë kufijtë e tyre. Evropa më në fund duhet t’i thotë ‘Ndal’ anti-islamizmit dhe racizmit. Ne presim që PE të merret me këtë klloun”, tha Çavusoglu.

Lexo po ashtu:  Kurti: Kombinati ‘Trepça’ është thesar publik të cilin ne duam ta revitalizojmë dhe t’ia kthejmë shkëlqimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *