Lëvizja Vetëvendosje thotë se Albin Kurti po vazhdon përpjekjet për krijimin e Qeverisë. Ndërsa në takimin me Listën Serbe, të cilës nuk i referohen me emër në njoftim, thuhet se është biseduar për emrin e ministrit të pakicës serbe.

Kreu i LVV’së, Albin Kurti e ka takuar sot kryesinë e Listës Serbe, e partia e tij njofton se nuk ka pasur bisedime për hyrje të ‘subjekteve të caktuara minoritare’ në koalicion qeverisës.

“Sqarojmë opinionin publik se nuk ka patur diskutime për përfshirje të subjekteve të caktuara minoritare në koalicion qeverisës. Këto diskutime nuk mund të bëhen për sa kohë ende nuk ka një koalicion me LDK”, thuhet në njoftimin e VV’së.

 Tutje, LVV thotë se deri të hënën më 3 shkurt, kur Kurti ka kërkuar të mbahet seanca për votim të Qeverisë, kanë shpresë se do të arrijnë marrëveshje me LDK’në. LVV’ja përmend se janë afruar nëntë herë me nëntë oferta drejt LDK’së dhe presin që partia e Isa Mustafës të afrohet pak.

Lexo po ashtu:  KUJDES! Portalet Fake shpërndajnë lajme të rreme kundër Albin Kurtit dhe LVV'së

Shkrimi i plotë:

Vazhdon angazhimi për qeveri të re

Pak ditë mbeten deri në përfundimin e afatit, e mandatari për krijimin e qeverisë së re, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti po vazhdon angazhimin për të mundësuar realizimin e premtimit elektoral për ndryshimet e mëdha.

Siç ka lajmëruar në videomesazhin e datës 20 janar, Albin Kurti duke mos pasur ende një marrëveshje me partnerin kryesor, LDK-në, ka vazhduar me takimet me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve. Me ta është biseduar për programin e qeverisë së re, dhe sidomos impaktin e saj në përmirësimin e jetës së minoriteteve dhe integrimin e tyre ekonomik e shoqëror në Kosovë. Po ashtu, me ta janë diskutuar emrat e mundshëm të ministrave që vijnë nga minoritetet, njëri prej të cilëve duhet të jetë prej serbëve të Kosovës. Sqarojmë opinionin publik se nuk ka patur diskutime për përfshirje të subjekteve të caktuara minoritare në koalicion qeverisës. Këto diskutime nuk mund të bëhen për sa kohë ende nuk ka një koalicion me LDK.

Lexo po ashtu:  Familja e Haki Imerit përmend komandatët e 'luftës' me villa, vetura, gra e shumë dashnore, që keqpërdoren 3%

Po ashtu, para se të takoheshin përfaqësuesit e minoriteteve, sot është dërguar kërkesa në Kryesinë e Kuvendit, për të thirrur seancë të hënën në orën 11:00. Ne dëshirojmë që në atë seancë të shkojmë me marrëveshje të arritur. Prandaj i kemi bërë deri më tash 9 oferta, që do të thotë se jemi afruar 9 herë drejt LDK-së. Por për këtë duhet sadopak afrim edhe nga ana e LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *