Kundër kujtë luftuam ne, o babi?

Kudo në fjalimet përkujtimore, që organizohen në Europën perëndimore, theksohet qartë se “çlirimi i tokës europiane u bë nga luftëtarët trima, të cilët luftuan kundër nazizmit gjerman.

Gëzim Mekuli

Secilën herë në shtypin gjerman, norvegjez, suedez e atë anglez ka shumë artikuj, reportazhe, filma e fjalime përkujtimore për të rënët, për heronjët dhe për luftëtarët që dhanë jetën në luftë kundër pushtetit nazist gjerman.

Çdoherë në këto shkrime, në këto artikuj, në këto filma dokumentarë, e në këto fjalime, nënvizohet se cili ishte armiku. Kundër cilit armik e agresion luftuan heronjët dhe luftëtarët e rënë antifashist; Qartësohet gjithmonë e me shumë kujdes se, “Këta ranë për çlirimin nga Gjermania e NSPAD-së së Adolf Hitlerit. Dhe, kjo është normale! Kjo është e pritshme! Është e domosdoshme. Ky faktizim duhet bërë për hatër të historisë, për sinqeritetin ndaj gjeneratave që vinë, e për mirëmësim të gjeneratave të reja gjermane, që kjo e zezë të mos përsëritet më.


Çfarë po ndodhë tek ne, sot, me rastin e përkujtimit të të rënëve, luftetarëve të UÇK-së? Si po paraqiten në publik ata që dhanë jetën për çlirim nga Serbia?

Jemi dëshmitarë se si pushteti, gazetarët, mediat e pushtetit, shumë pakherë, ndoshta asdhenjëherë, nuk e nënvizojnë se kundër cilit agresor e e kundër cilit okupues luftuan heronjët shqiptarë të UÇK-së. Kundër cilit shtet shtypës luftuan shqiptarët, shkruhet pak, flitet pak e dokumentarë cilësor kemi fare pak, ndoshta aspak. E televizioni Publik, RTK, heshtë, manipulon, mashtron, falsifikon!

A po e lexoni, a po e dëgjoni a po e shifni sesi gazetaria e kapur nga pushtetit nuk e thekson se nga na erdhën pushtuesit? Sipas mediave shqipe pushtuesi nuk ka shtet, okupuesi nuk paska komb, shtypësi që ne e luftuam nuk paska gjuhë, identitet e as kryeqytet. Kush ishin këta pushtues, ore? Kundër kujtë luftuam ne, o babi, më pyeti Noka 9 vjeçar, sot?

Pushteti, kinseanalsitët e media shqipe tuten t’a theksojnë në hapsirën publike se okupuesi ishte shteti zyrtar serb; Gazetarët e RTK-së frikësohen të spjegojnë se ishte Serbia ajo që vrau e dogji shqiptarë.

Lexo po ashtu:  Ismail Qemali-Turqisë në 1900: Të zyrtarizohet gjuha shqipe!

Kryeminsitri ynë në Prishtinë, Kryeministri ynë në Tiranë, e ata të shkretë në Shkup e në Tetovë, dhe e tërë garnitura e tyre mediatike, nuk e thonë e nuk e shkruajnë fjalën e as togëfjalëshin e saktë tragjik e historik: “Këta shqiptarë dhanë jetë kundër okupatorit Serb”. Këta nuk e dokumentuan fjalën se “Shqiptarët ranë për liri, liri të cilin na e mohoi shteti i Jugosllavisë, i Serbisë dhe Beogradi politik antishqiptar.”

A është e mundur kjo të dashur lexues!

Marrëdhënja Media – Pushtet dhe anasjelltas, përmes gjuhës dhe fotografisë, që po e prodhojnë e po e lansojnë, duan rehabilitim dinak të politikave të Serbisë e të Jugosllavisë. Gazetaria, filmi, arti, kënga, libri, pra massmedia shqipe, provon që shqiptarët, gjenertata e reja të shqiptarëve, “t’a arsyetojmë”, “t’a harrojnë” apo edhe “t’a mirëkuptojmë” gjenocidin serb, të ndihmuar nga akademia dhe kisha ortodokse serbe. Pa kërkimfalje! Pa dëmshperblime!

Kjo shpërlarje e qëllimt e trurit që po ndodhë në hapsirën tonë publike është e paparë. Kjo ndrydhje psikologjike që po zhvillohet sot në Kosovë është e padëgjuar; Tentohet, që përmes gjuhës, fjalës, filmit e fotografisë, të ndryshohet historia, të fshihet kujtesa si dhe të vihet në dyshim vlerësimi kolektiv shqiptarë për politikat terroriste serbe. Shikoni librat shkollorë të historisë se si spjegohet okupimi Jugosllav i Kosovës me rrethinë parddje, e ai serb dje!

Të dashura lexuese,
Të dashur lexues,
Edhe pas 70 vitesh lexojmë, prekim, shofim e dëgjojmë se, ishte Gjermania naziste e Hitlerit ajo që dogji mbi 50 milion njerëz të pafajshëm; gjithandej në Europë, në Azi e deri në Afrikë.
Ku janë shqiptarët sot? Përse frikësohet media të thotë faktin historik se, Heronjët e Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Luan Haradinaj, Abeja, Xhevë Lladrovci, e gjithë ata civil e heronjë shqiptarë, dhanë jetën e tyre duke mbrojtur lirinë dhe Kosovën nga pushteti fashist serb?

Se Ministria i Punëve të Jashtme, Presidenca dhe Kryeminsitria nuk guxojnë ta thonë të vërtetën sot, kjo nuk të befason. Na befason heshtja e intelekualëve.

Pikëlluese, por edhe syhapëse, kjo retorika e gazetarëve të pushtetarëve tanë.

Lexo po ashtu:  Sipas gjitha gjasave Joe Biden do të jetë president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *