Lionel Messi dëshiron kontratë të re çdo vjet në Barcelonë, por nuk dëshiron të nënshkruajë më shumë sesa për dy sezone vijuese, përkundër që oferta për kontratë të pacaktuar do t’i sjelltë atij përfitime ekonomike. Ai gjithashtu dëshiron ta ketë opsionin për ta anuluar vetë kontratën çdo 30 qershor.

Në nëntor të vitit të kaluar, presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu Maria, bëri të ditur se ai do të donte t’ia ofronte 32-vjeçarit një kontratë “të pacaktuar”, që do të bënte që argjentinasi të luajë në Camp Nou deri në fund të karrierës së tij, shkruan Forbes.

Vetëm pak kohë më vonë, drejtori sportiv i klubit, Eric Abidal, e mbështeti propozimin e presidentit, duke shtuar se dy palët ishin në negociata për t’iu dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e Messit me një kontratë të re.

Megjithatë, Mundo Deportivo raportoi se Barcelona dhe babai e agjenti i Messit nuk ishin duke negociuar, përkundër që të dyja palët e përmendnin vazhdimisht të ardhmen nëpër interviste. Ky medium gjithashtu raportoi se klubi as nuk ia ka idenë se kur do të fillonin negociatat me futbollistin.

Lexo po ashtu:  Portieri i Interit që nuk ka luajtur asnjëherë, mirëpo është ndëshkuar dy herë me kartonë të kuq

Ndërkohë, pasi Messi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, ai foli për këtë problem edhe vetë: “Njerëzit në klub më njohin. Ata e dinë se nuk ka asnjë problem përtej asaj që thuhet në kontratë. Ajo që unë e ndiej për këtë klub shkon përtej çfarëdo nënshkrimi apo roli. Kështu që, s’e kemi asnjë problem”.

Shumë gjëra kanë ndodhur që nga atëherë, si shkarkimi i Ernesto Valverdes dhe emërimi i Quique Setienin, dhe Mundo Deportivo shkruan sot se Messi – i cili është i lirë të largohet në fund të këtij sezoni, përkundër që e ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij – tashmë ka vendosur.

Messi thuhet se përkundër që mund të përfitojë financiarisht nga një kontratë e “pacaktuar”, ai do të pranojë ta zgjasë kontratën çdo vit për dy sezone vijuese, përderisa e ka opsion të largohet pa pëlqimin e klubit çdo vit më 30 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *