Mbretëria e Bashkuar sonte zyrtarisht largohet nga Bashkimi Evropian, lajm që gjithsesi është vënë edhe në qendër të mediave britanike.

Disa gazeta në Britani të Madhe e kanë mbështetur madje kanë bërë fushatë për Brexit-in, ndërsa sot në faqet e tyre të para i kushtohet rëndësi kësaj ngjarjeje.

Njëra ndër to është Daily Mail e cila ka shkruar në faqen e parë “Agim i ri për Britaninë”, ndërsa gazeta “The Sun” shkruan “Koha jonë ka ardhur”.

Daily Express, shkruan “Ia dolëm”, ndërkohë Daily Star shkruan në faqen e parë, “Sot është një moment historik për vendin tonë, fundi i një janari të thatë”.

Gjithashtu, rreth daljes nga blloku evropian të Britanisë ka shkruar edhe “Financial Times”, sipas të cilit mediumi Britania largohet me një ndjenjë optimizmi, por edhe zhgënjimi.

Ndërsa e përditshmja “The Independent”, e vë në pyetje nëse Britania mund të rikthehet në Bashkimin Evropian.

Lexo po ashtu:  Befason Ukraina: Kemi shpartalluar forcat ruse! Deri tani kemi vrarë mbi 1 mijë ushtarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *