Skuadra e Wolvesit në Premier Leaguen angleze, ka bërë sot një lëvizje në merkato.

Drejtuesit e ekipit kanë arritur arrëveshjen me Olympiacos për shërbimet e Daniel Podence, për të cilin paguan 16.6 milion sterlina.

24-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2025 me Wolves, teksa ka surprizuar mënyra e prezantimit.

Portugezi ka kryer gjestin e shqiponjës në fotot e para si lojtar i Wolves, duke tërhequr interesimin e tifozëve shqiptarë.

Të shumtë janë ata që janë befasuar nga ky veprim. Në fillim u kujtua se ishte shqiptar, por më pas u mor vesh se sulmuesi i majtë ishte portugez.

Lexo po ashtu:  Chelsea po planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve – po mblidhen fonde për transferimin e Havertz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *