Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Vetëvendosje ka vendosur të mos ndryshojë emrat e ministrave, bazuar në propozimin që kishte dhënë kryetari i kësaj partie më 6 janar, gjatë negociatave me LDK-në për bashkëqeverisje.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Burime të medias kanë thënë se gjashtë figurat e propozuara nga Albin Kurti për pesë ministri dhe një zëvendëskryeministër do të mbesin të njëjta, veçse njëri nga ta do të ndërrojë ministri. Bëhet fjalë për Blerim Rekën që nga Ministria e Punëve të Jashtme do të dalë në atë të Integrimeve Evropiane, për t’i liruar vend Glauk Konjufcës, që do të largohet nga posti i kryeparlamentarit.

Zëvendëskryeministër nga VV-ja do të jetë Haki Abazi, ndërsa Albulena Haxhiu do të jetë ministre e Drejtësisë. Besnik Bislimi do të jetë ministër i Financave, Rozeta Hajdari e Ekonomisë dhe Arben Vitia ministër i Shëndetësisë.

Sot VV e LDK zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëqeverisje duke treguar se janë pajtuar që LDK-ja të ketë kryekuvendarin e VV-ja t’i prijë qeverisë. Lideri i VV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, treguan se numri i ministrive do të jetë 15, ndërsa do të jenë 33 zëvendësministra.

Lexo po ashtu:  “𝐔 𝐦𝐲𝐭𝐚 𝐭𝐮 𝐣𝐮 𝐭𝐡𝐚𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐧𝐢𝐚 𝐦𝐞 𝐬𝐲 𝐬'𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐣𝐮 𝐩𝐚, 𝐣𝐮 𝐚𝐩𝐞𝐭” - 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦𝐢 𝐢 𝐕𝐚𝐬𝐨 𝐂̧𝐮𝐛𝐫𝐢𝐥𝐨𝐯𝐢𝐪𝐢𝐭 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟏𝟗𝟑𝟕 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐨𝐭𝐞̈𝐦 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *