Një zonjë apo zotëri nuk dallohet nga trashësia e kuletës, por nga mënyra se si sillet dhe nga tiparet e karakterit të tij.

Sjellja e mirë do të jetë gjithmonë me ty.

Është e vërtetë që vlerat, traditat ndryshojnë në rrethe apo kultura të ndryshme,  por pavarësisht kësaj sjellja e mirë vlerësohet në çdo shoqëri. Është ajo që bën diferencën midis suksesit dhe dështimit në jetë.

Një person i edukuar dhe i disiplinuar do të respektojë dhe të tjerët përreth. Besimi, besnikëria, mirësjellja, respekti në marrëdhënie, në punë, në familje, me shoqërinë dhe me miqtë do të jenë sjellje normative dhe të zakonshme.

Fjala franceze “estique” është origjina e emrit etiketë, që do të thotë “e ngjitur”.

Kur kopshtari I mbretit Luigj XIV zbuloi që lulet e tij po shtypeshin pa kujdes nga oborrtarët apo të ftuarit e mbretit, ai vendosi shenjën “etiquets” për t’i treguar atyre që të qëndronin larg barit. Ishte vetë mbreti që iu bashkua kësaj thirrje duke kërkuar që mos shtypej bari dhe lulet në oborr duke parë që të ftuarit nuk respektonin shenjën e kopshtarit.

Lexo po ashtu:  5 mënyra si të silleni me një fëmijë kryeneç që ju kthen fjalën e flet mbi ju; Këshillat e psikologëve

Kuptimi i fjalës ka evoluar duke përfshirë norma dhe kode të ndryshme, por më poshtë do të njiheni me disa nga rregullat e etikës që çdo person duhet të ndjekë (gjithmonë nëse do të lërë një përshtypje pozitive kudo të jetë )

1.       Përshëndetu më të gjithë të ftuarit pavarësisht statusit të tyre social.

2.       Përshëndeti mbrapsht edhe nëse nuk i njeh ata

3.       Respekto oraret dhe paraqitu në kohë

4.       Kujdesu për ulësen e një zonje

5.       Një kopsë e xhaketës duhet të qëndrojë e hapur

6.       Mos flit apo qesh me zë të lartë dhe mos fikso shikimin te njerëzit

7.       Falëndero të tjerët për ndihmën e tyre

8.       Burrat duhet të mbajnë pallton e gruas deri në gardërobë, por jo çantën e saj

9.       Gjatë një darke, largohu nga telefoni dhe mundohu që ta kontrollosh sa më pak

10.   Burrat e edukuar, respektojnë zonjat

11.   Kur je në takim përgjigju në telefon vetëm nëse është një thirrje urgjente

Lexo po ashtu:  6 shenja që ju tregojne se po ushqeheni keq

12.   Nëse kërkesa për falje është pranuar, mos bëj gabimin e njëjtë dy herë.

13.   Disa informacione janë personale dhe nuk duhen ndarë me të tjerë: mosha, punët, religjioni, shëndeti, probleme mjekësore, probleme familjare, fatkeqësitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *