Kërkesa për gjësende që kanë të bëjne me Kobe Bryantin kanë prekur kulminacionin, menjëherë pasi legjenda e basketbollit vdiq tragjikisht në një përplasje me helikopter, së bashku me të gijën, Gianna, 13-vjeçare dhe shtatë të tjerë.

Gjësendet e Bryant në uebsajtin e Nike u shitën krejtësisht brenda më pak se një dite pas incidentit, me kompaninë që e konfirmoi vet këtë lajm të mërkurën.

Tani, shumica e fansave kanë kthyer vëmendjen nga uebsajti ku bëhet shit-blerja e gjërave, eBay, ku po vihen në shitje llojlloj gjërash të Bryantit.

Një shfrytëzues i këtij uebsajti vuri në shitje për 3 milionë euro një top basketbolli të nënshkruar nga Bryant të mërkurën.

Një tjetër kërkoi nga fansat e Bryantit 2.88 milionë për një “top të vetmit të atij lloji” të nënshkruar nga Bryant pasi fitoi titullin e NBA.

Ky i fundit tha se topi do të vlente 10 milionë brenda 10 viteve.

Lexo po ashtu:  Mund të mungojë të mërkurën, probleme për lojtarin Eden Hazard

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *