Sami Musa është kandidat i parë shqiptar për deputet në parlamentin e Hamburgut në zgjedhjet që do të zhvillohen me 23 Shkurt. Ai do të garojë në listën e Partisë Social Demokrate – SPD-së. Samiu vjen nga një familje patriotësh dhe cilësohet si njeri mjaft i përshtatshëm për ta përfaqësuar komunitetin shqiptar por edhe atë gjerman në politikë. Synimet e tij janë të drejtat më të mëdha për shqiptarët dhe komunitetet jo gjermane.

Edukata e qëndrueshme me sens të lartë patriotik në familje ka bërë që ai të ketë qëndrim të qartë për sfidat që e presin. Mbështetje në rrugëtimin e tij ka marrë edhe nga deputeti i Bundestagut Metin Hakverdi.

“E shikoj me shumë vëmendje dhe interes këtë kandidim. Mendoj që është një sinjal shumë i mirë që komuniteti shqiptarë por dhe komunitetet tjera, të veprojnë në sistemin zgjedhor, ku mund të jenë pjesë e zgjedhjeve  dhe të përfaqësojnë në  senat komunitetet e tyre”, tha Metin Hakverdi – Deputet i Bundestagut

Kandidimi i tij zgjon shpresë për shqiptarët e Hamburgut që të ketë më shumë mundësi për kulturën dhe gjuhën shqipe në këtë vend.

Lexo po ashtu:  Lamtumira e Marquezit!

Artisti i njohur nga Prishtina që jeton dhe vepron në Gjermani Mentor Ejupi thotë se është më se e rëndësishme që krahas bizneseve dhe fushave tjera, shqiptarët ta kenë një zë të fuqishëm edhe në politikë.

Sami Musa është djali i veprimtarit dhe humanistit të shquar në diasporë Xhelil Musa i cili prej 50 vjetësh, sa jeton në Gjermani ka ndihmuar në forma të vazhdueshme të gjithë, me theks të veçantë sportin në Shqipëri dhe Kosovë.

Në mbledhjen e SPD-së, Sami Musa ka marrë mbështetjen edhe të presidentit të Hamburgut që njëherësh është edhe kryetar i SPD-së, Peter Tschentscher.

“Përvoja e tij na mundëson që ne të dijmë se si të veprojmë me popujt që kanë këto probleme identike në Hamburg. Prandaj mendoj që kandidimi i tij do të jetë shumë i mirë së ardhur për ne dhe do të jetë  produktiv për parlamentin e Hamburgut dhe per SPD-në” tha Peter Tschentscher – President i Hamburgut dhe i SPD-së.

Kandidimi për deputet ne parlamentin e Hamburgut i një shqiptari është shumë i rëndësishëm krahas përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Hamburg. Sami Musa garon nën numrin 54 të SPD-së dhe kërkon 5 votat e secilit prej jush./RTK/

Lexo po ashtu:  "Të folurit shkurt është magjia e vërtetë e elokuencës. Kjo vlen si për senatorin, ashtu edhe për oratorin." Thënja nga Ciceroni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *