Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Aftësimi i të rinjve si barinj e blegtorë në kushtet e shkëputjes së zinxhirit të trashëgimit të zanatit nga njeri brez në tjetrin, sidomos në zonat e thella malore, është ideja e krijimit të shkollave të barinjve në disa vende europiane, mbështetur nga programet e BE-së.
Së fundmi një kurs i tillë formimi profesional do të ngrihet në Prill në Itali e do të quhet “Shkolla e Barinjve”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gazeta prestigjoze italiane “La Repubblica” i kushtoi një artikull kësaj ngjarjeje ku shpjegon me detaje idenë që ka nisur të përhapet në vendet e BE-së.

Nën titullin “Hapet në Casentino shkolla e parë për barinj”, gazeta shkruan se: Krijimi i një shkolle për edukimin e barinjve dhe blegtorëve të rinj, ka për qëllim të kontribuojë për të përballuar mungesën e trashëgimit nga brezi në brez që prek këtë sektor, veçanërisht në zonat malore. “ShepherdSchool”, ndërtuar mbi modelin e eksperiencave evropiane, parashikon një rrugëtim formativ që i mundëson pjesëmarrësve pasjen me instrumenta bazë teorikë dhe praktikë, të nevojshme për hapjen e një aktiviteti të ri në këtë sektor.
Shkolla do të jetë e organizuar në mënyrë që të garantojë një ofertë të dyfishtë formative: një pjesë teorike – me leksione në klasë të drejtuara nga personel teknik i kualifikuar, me propozim specifik për secilin nga modulet (dymbëdhjetë në total, me kohëzgjatje tetë orë secili), shoqëruar nga vizita pranë ndërmarrjeve të këtij sektori – dhe një pjesë e dytë e praktikës, që zgjat gjithsej tridhjetë ditë (jo të vazhdueshme), në të cilën pjesëmarrësit do të punojnë së bashku me prodhues profesionistë në territorin e Parkut Kombëtar Casentino.

Gazeta citon se “leksionet teorike do të mbahen gjatë fundjavave nga prilli në qershor, për t’i dhënë mundësinë e pjesëmarrjes edhe atyre që janë përkohësisht të punësuar diku tjetër. Ndërsa kurset do të mbahen nga docentë, studiues dhe ekspertë që i përkasin partnerëve (DAGRI – Università degli studi di Firenze, si dhe shoqatat Difesativa, Rete Appia dhe Slow Food, bashkëpunëtorë të projektit. Regjistrimi në shkollë është falas”.

Lexo po ashtu:  OBSh: Do të jenë 6 muaj të vështirë për Europën

Kjo masë, inicohet në kuadër të politikave ambientale evropiane, që tregon se shumë aktivitete ekonomike mund të kontribuojnë për të ruajtur diversitetin dhe zhvillimin e ekonomisë rurale, nënvizon në shkrimin e saj “La Repubblica”. /businessmag.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *