Mund të pajtoheni kur themi se nuk ka asgjë më të ndytë sesa pastrimi i tualetit

Sidoqoftë, një tualet i pastër dhe i freskët ndihmon ta mbani të gjithë shtëpinë të shëndetshme, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të bëni çmos për ta mbajtur atë të pastër.

Lajmi i mirë është se mund të bëni vet produkte shtëpiake me të cilat mund ta pastroni tualetin, duke i eliminuar të gjitha mikrobet dhe mikroorganizmat.

Përbërësit:

– Shtatë tetë gota sodë buke
– Dy gota lëng limoni
– Një lugë gjelle uthull
– Një lugë gjelle peroksid hidrogjeni (3 për qind, të cilin mund ta blini në farmaci)
– 15 pika vaj aromatik

Procedura:

Në një tas vendosni sodën e bukës dhe derdhni lëngun e limonit. Pastaj, në një tas të vogël përzieni hidrogjenin peroksid dhe uthullën. Bashkoni të dyja dhe vendosni vajin aromatik, sipas përzgjedhjes suaj.

Me ndihmën e lugës krijoni forma të gjysmë topit dhe vendosni ato në një letër gatimi për t’u tharë. Nëse dëshironi, mund të aplikoni edhe një kombinim të ujit me uthull në guaskën e tualetit.

Lexo po ashtu:  Përfitimet e dietës mesdhetare nga ulja e rrezikut për sulm në zemër deri tek shëndeti i syve

Në fund, gjysmë topave ju nevojiten të paktën katër orë për t’u tharë, edhe pse këshillohet t’i lini ashtu tërë natën.

Të nesërmen, ata i futni në një tas afër tualetit kur të jenë tharë dhe i lini ashtu.

Brenda pak kohe do të vëreni që tualeti juaj është më i pastër dhe mban erë më të mirë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *