Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Pasi që mesfushori kroat Ivan Rakitic është duke u bërë gati të largohet nga Barcelona, Atletico Madridi ka filluar t’i vë në lëvizje planet e veta për ta siguruar transferimin e futbollistit. Përfaqësuesit e Atletico Madridit thuhet se veçse i kanë nisur negociatat me Ivan Rakiticin për një transferim të mundshëm në fund të këtij sezoni, sipas mediumit spanjoll Cadena SER.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mesfushori kroat raportohet se është shumë i pakënaqur ne Camp Nou dhe ka qenë i përfolur për një transferim nga Barcelona që nga vera e vitit të kaluar, kur thuhej se do ta vazhdonte karrierën në Serie A. Rakitici e pranoi të dielën se ai e kishte shqyrtuar mundësinë të largohet nga klubi në janar dhe tani duket se një transferim do të ndodhë në fund të këtij sezoni, gjatë afatit kalimtar të verës.

Lexo po ashtu:  “Jam i frikësuar se Messi mund të largohet shkaku i këtij bordi”

“E mendova largimin në afatin kalimtar të janarit”, tha Rakitic pas fitores së Barcelonës 2:1 ndaj Levantes. “Mënyra sesi më trajtoi stafi i Valverdes nuk ishte më e mira. Ishin kohë të këqija por kjo mbetet në të kaluarën”, shtoi ai. “Mund ta them shumë qartë se ndodhen disa gjëra që nuk më pëlqyen aspak”, zbuloi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *