Më 8 Gusht të 2018-ës Kepa Arrizabalaga u bë portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi Chelsea vendosi të paguajë shifrën e 80 milionë eurove në arkat e Athletic Bilbaos, aq sa ishte parashikuar në klauzolën për blerjen e kartonit të spanjollit.

Megjithatë kjo shifër ishte shumë e rëndë për supet e 25-vjeçarit, që pavarësisht bujës me të cilën u transferua në Londër, nuk është se pati një performancë për t’u admiruar, ndërsa tani ka humbur edhe vendin e titullarit.

Kjo pasi Lampard e kritikoi disa herë edhe publikisht në lidhje me performancnë e tij, ndërsa së fundi e la në pankinë në sfidën ndaj Leicester dhe në Londër janë të bindur që tekniku ka nisur të mendoj për të afruar një tjetër portier për sezonin e ardhshëm.

Emri favorit për të zëvendësuar Kepan të Chelsea është ai i argjentinasit të Udineses Juan Musso, i cili po bën paraqitje mjaft të mira dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Itali dhe Europë.

Për Musso Udinese do të ishte shumë e kënaqur nëse do të arkëtonte një shifër prej 30 milionë eurosh, tërësisht e përballueshme kjo për arkat e Chelseat, që vetëm një vit e gjysmë më parë pagoi gati trefishin për gardianin spanjoll.

Lexo po ashtu:  Ëndrra e kamotshme për të boksuar para popullit shqiptar, Robin Krasniqi ka fituar duelin e vlefshëm për titullin WBC Silver

Burimi: Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *