Filozofi i PDK-së, Dr. Blerim Latifi, dianostifikon sëmundjen pas vdekjes së pacientit, kështu është kjo punë. Z. Latifi, dikur zëdhënës i pushtetit të kriminalizuar, sot numëron gabimet e ” çlirimtarëve “, ku sipas mendjes së tij “çlirimtarë” qenkan partiakët, pushtetarët dhe askush tjetër, shkruan e pavarura MekuliPress.
Sipas shkrimit të tij, ky filozof pushteti, pavetëdishëm zbulon se më shumë i frikësohet lavdisë së Kurtit, se sa të keqes së ish-pushtetarëve.

Ja si krahason Latifi:

“Mund të bëjmë analiza pafund. Të gjejmë shkaqe pafund. Por, dy gjëra janë vetevidente: Arroganca e çlirimtarëve pas luftës, e solli Rugovën në pushtet, ndërsa korrupsioni i komandantëve pas pavarësisë e solli në pushtet Albin Kurtin.

Lufta politike kundër tij nuk mund të bëhet me mjete të vjetra. Thirrja në UÇK nuk kryen më punë. Për tri arsye: e para, UÇK tash është vetëm histori.

E dyta, në këto 20 vite pasluftës është abuzuar tej mase me emrin e saj. E treta, tanimë janë rritur disa gjenerata për të cilat UÇK-ja përfaqëson vetëm një tregim të baballarëve nga e kaluara e tyre.

Lexo po ashtu:  27 vendime të rëndësishme/ Qeveria mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit, ja vendimet që u morën sot


Lavdia e të kaluarës nuk mund t’i justifikoj gabimet e të tashmes dhe as të zëvendësoj shpresat për të ardhmen.


Edhe një gjë tjetër: mos i bëni favore Kurtit, duke nxjerrë në foltorën e Kuvendit njerëz që kanë probleme elementare me shkrim leximin. Ata janë dhuratë për të.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *