Hekuri është mineral i domosdoshëm për shëndetin tonë dhe mungesa e tij çon deri në probleme shëndetësore

Simptomat janë: rraskapitja, marramendja, rrahjet e shpejta të zemrës, infeksionet, irritimi, lëkura e zbehtë, shuplaka të ftohta dhe lodhja.

Mungesa e hekurit është deficiti më i shpeshtë në ushqim dhe konsiderohet që rreth 20 për qind e femrave vuajnë nga kjo mungesë.

Artikujt e pasur me hekur

Zgjidhja më e mirë është që çdo ditë të konsumojmë artikuj dhe pije të pasura me hekur. Peshku, mishi, vezët, mushkëritë dhe të brendshmet e tjera, guacat dhe frutat e detit, hithra, spinaqi, sallata e gjelbër, panxhari i kuq dhe karota janë artikuj të cilët rekomandohen.

Pijet të cilat përmbajnë hekur

Meqenëse spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, bëni smothie të gjelbër. Kjo pije do t’ju mbushë me këtë mikroelement të domosdoshëm.

Zgjidhje e shkëlqyeshme është pija nga panxhari i kuq të cilin do ta përzieni me pemë.

Organizmi e merr shumë mirë hekurin në kombinim me vitaminën C – portokalli, molla, limoni apo karota sigurojnë dozën kryesore të materieve të dobishme.

Lexo po ashtu:  Kruarja e kokës/ Pse mund të jetë duke ndodhur

Lëngu nga kumbullat, gjithashtu, është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, si edhe lëngu nga dredhëzat dhe shalqiri. Gjithashtu, lëngu i domateve, lëngu i karotave dhe lëngu i selinos do t’ju japin dozën e nevojshme të hekurit.

Sado që do t’ju tingëllojë çuditshëm, lëngu i sallatës së gjelbër do t’ju sigurojë sasi të mjaftueshme hekuri, ndërsa krahas kësaj, është i dobishëm edhe për metabolizëm të mirë.

Lëngu i shegës është balsam i vërtetë. Sipas ekspertëve, të gjitha lëngjet e kuqe janë një burim i shkëlqyeshëm i hekurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *