Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, tha se nuk përjashtohet mundësia që opozita e tashme do t’i përdorë metodat që i ka përdorur partia e kryeministrit Albin Kurti – nga gazi lotsjellës e deri tek hedhja e vezëve në Kuvendin e Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në KTV se nuk pret që Kurti do të ndryshojë qasjen e tij të mëhershme, ndonëse në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se s’do ta sulmojë opozitën edhe nëse e sulmojnë ata atë.

“Siç e njohim ne Albin Kurtin, nuk është qasja e tij. Vetëm nëse ndryshon 100%. Por, ai do të ballafaqohet me deputetë. Ai s’mund t’iu ik debateve. Edhe opozita besoj se s’do të jetë opozitë sikurse ka qenë zoti Kurti. Ai s’ka lënë gjë pa thënë, dhe, edhe nëse ia thotë opozita atij, është e drejtë sepse ai i ka mësuar ata të veprojnë ashtu. Kemi gjuajtur gaz lotsjellës bashkë, por kemi pasur arsye. Por, nëse zoti Kurti bën gabime që i ka bërë Mustafa, normal që do të ketë edhe gaz e edhe vezë”, tha Shala.

Lexo po ashtu:  Policia arreston një mësues, dyshohet se ka mbytur dhe ka ngrënë një burrë që e takoi online

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *