Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, në zyren e tij, ka pritur edhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemail Minxhozin.

Kryeministri Kurti tha se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Shqipërisë, njofton Klan Kosova. Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.​

Lexo po ashtu:  Koronavirusi në Shqipëri, mbyllen për dy javë shkollat në të gjithë vendin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *