Christian Eriksen ka zbuluar se ai është transferuar në Inter me qëllimin për ta bërë dallimin për ta fituar titullin e Serisë A me zikaltrit, përderisa edhe e ka pranuar se stërvitjet e Antonio Contes janë mjaft të vështira.

Mesfushori danez iu bashkua Interit nga Tottenhami gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë ka luajtur në dy ndeshje, duke qenë titullar në ndeshjen e fundjavës kundër Udineses në Dacia Arena.

Erikseni shpreson se do t’i arrijë pritshmëritë e krijuara për të në San Siro duke thënë se vendosi të kalojë te skuadra e Antonio Contes për të tentuar t’u ndihmojë zikaltërve ta fitojnë titullin e Serisë .

“Juventusi ka qenë duke e fituar ligën që një kohë të gjatë, ne duam ta ndryshojmë këtë. Për këtë arsye jam unë këtu. Ecuria e fitoreve dhe formës së mirë është një faktor i madh dhe Juventusi e ka këtë. Në garë me ne e kemi edhe Lazion”, ka thënë Erikseni.

Erikseni më tutje zbuloi se gjithçka është më e organizuar në Inter sesa në Tottenham dhe e pranoi se seancat stërvitore të Contes janë shumë të vështira.

Lexo po ashtu:  Barça 120 mln euro plus dy yjet e skuadrës për Lautaro Martinez

“Unë kisha folur me Conten vetëm një herë para se të arrija në Milan dhe ai ishte shumë i drejtpërdrejtë me mua. Ai më tregoi se si më sheh mua dhe se çfarë kërkon nga unë në fushë – si me top, si pa të “, shtoi Erikseni.

“Gjithçka është shumë më e organizuar. Po, stërvitjet e tij janë shumë të vështirë, por unë jam gati. Dua të luaj aty ku mund ta kem topin. Nuk ka rëndësi se ku, por unë duhet të qëndroj në mes të fushës në mënyrë që të krijojë diçka gjatë aksioneve të sulmit”.

“Conte luan me tre lojtarë më mes dhe kjo është pak ndryshe, por gjëja e rëndësishme është ta kemi mundësinë për të krijuar raste”.

Erikseni tha se pritjet e krijuara për të nuk e kanë shtuar presionin mbi të dhe shtoi se dëshiron të marrë përgjegjësi edhe në Inter, ashtu siç i është kërkuar të bëjë në Danimarkë dhe Tottenham.

Lexo po ashtu:  Ëndrra e kamotshme për të boksuar para popullit shqiptar, Robin Krasniqi ka fituar duelin e vlefshëm për titullin WBC Silver

“Nuk e ndiej peshën e përgjegjësisë. Gjatë vitit tim të fundit në Tottenham dhe në Danimarkë, mua gjithmonë më është kërkuar të marrë përgjegjësi. Jam mësuar me këtë”, sqaroi Erikseni.

“Asgjë s’ndryshon në Inter. Unë dua të jem lojtari që e bën dallimin, që shënon, që krijon. Natyrisht që më duhet kohë, por në futboll s’mund të presësh shumë para se të tregohesh vendimtar. Dashuroj gjithçka që ka të bëjë me futbollin, përveç humbjeve”.

Interi është duke u përgatitur për derbin e qytetit kundër Milanit, Derby della Madonnina, që do të zhvillohet të shtunën. 27-vjeçari mezi po pret të luajë në atë ndeshje, e cila beson se do të jetë e bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *